Pak pas vizitës së ministrave të kabinetit qeveritar të Ramës, Damian Gjiknuri dhe Ditmir Bushati, të shoqëruar nga kreu i Autoritetit Rrugor Afrim Qendro në segmentin Shkodër-Muriqan ka reaguar edhe kryetarja e Bashkisë Shkodër, Voltana Ademi.
Ademi i është përgjigjur akuzave të bëra nga Ministri Gjiknuri dhe kreu i ARRSH se Bashkia e Shkodrës po pengon punimet në këtë aks.
“Drejtori i i ARRSH në krah të Gjiknurit tentoi të genjejë shkodranët për bypassin. Ne në Shkodër themi rren ditën për diell. Bypassi i Shkodrës është i ndarë në dy lote. Prej 5 vitesh presim që në lotin e dytë në zonen pranë pedonales të hiqet ai zhavor. Të mos guxoj të flas pasi nuk kemi akoma një projekt definitiv në bashkinë Shkodër. Ne takimin konsultativ një vit më parë u diskutua loti i parë dhe variantet e tij por jo pjesa pranë pedonales. Sot kuadri i gënjeshtrave vazhdoi. Nga i ARRSH nuk kemi asnjë projekt mbi të cilin të mund të vendosim.Ky është mashtrimi më i madh. Kur të kemi një projekt do mbajmë takime konsultative dhe do vendosim. Sa i takon lotit të parë janë shume banorë për tu shpronesuar. Ne i kemi bërë shkresë kryeministrit por nuk ka asnjë qindarke në buxhetin e shtetit për to. Deklaroj se sot e kësaj dite edhe pas insistimit toë nuk ka akoma një leje ndërtimi për investimet në lotin e parë. Kjo është shkelje flagrante.Ajo që ndodhi sot është shoë i rradhës i qeverisë.E cila vazhdon të nepërkëmb Shkodrën. Kërkoj dëmshpërblimin e banorëve të cilëve i janë rrëmbyer pronat”, u shpreh Voltana Ademi.
Kujtojmë që ishte ministri i Transportëve, Damian Gjiknuri ishte ai që kërkoi dritën jeshile nga Bashkia e Shkodrës për projektin.
“Gjetëm dakordësinë dhe tanimë shpresojmë në dhënien e dritës jeshile nga bashkia për të vazhduar me punimet për bypass-in duke eleminuar futjen e kamionëve dhe rëndesën e trafikut brenda qytetit. Kryetarja e Bashkisë duhet ta japë këtë zgjidhje që ARRSH të vazhdojë zbatimin e kontratës”, tha Gjiknuri.
(J.D/Faxweb.al)