00:29 | 17/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

PD kërkon rrëzimin e ligjit për teatrin: Është antikushtetues, e vërtetoi përgjigjia e Bashkimit Europian

16:25 | 12/09/2018
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
PD kërkon rrëzimin e ligjit për teatrin: Është antikushtetues, e vërtetoi përgjigjia e Bashkimit Europian

Partia Demokratike kërkon rrëzimin e ligjit për Teatrin Kombëtar. Sipas PD-së ligji është antikushtetues dhe këtë e vërtetoi edhe përgjigjia e Bashkimit Europian.

“Pra, Rama në asnjë moment nuk ka nevojë për një ligj të ri, për një ligj special. Edhe përgjigja e Bashkimit Europian vërtetoi pikërisht atë që PD ka thënë që ditën e parë, që ligji “Fusha” është një ligj klientelist dhe korruptiv. Ndaj ai duket kthyer mbrapsht”, deklaron PD.

Deklarata e plotë:

Partia Demokratike ka një qendrim shumë të qartë në lidhje me ligjin “Fusha”. Partia Demokratike është kundër çdo ligji i cili ka për subjekt shkatërrimin dhe prishjen e Teatrit Kombëtar.  Partia Demokratike është kundër çdo ligji prek pronën publike duke e tjetërsuar atë dhe duke ia dhuruar privatit për afera klienteliste kriminale.  Partia Demokratike është kundër çdo ligji i cili ka për subjekt tjetërsimin e pronës publike në varësi të pushtetit vendor pasi shkel parimet kushtetuese.

Kushtetuta i ka fare të qartë ndarjen e kompetencave të pushteteve, të atij qendror dhe pushtetit lokal. Në momentin që kemi të bëjmë me një varësi apo në kompetencë të bashkisë për tjetërsimin e saj siç është rasti edhe i një pjesë të sipërfaqes prej 2200 metra katrorë në varësi të Bashkisë së Tiranës, kompetencë për tjetërsimin e kësaj sipërfaqe është vetëm Këshilli Bashkiak i Tiranës me votim mbi 3 të pestat.

Nëse kemi për subjekt pjesën tjetër që i përket Teatrit që është rreth 5500 metra katrorë që është në varësi të pushtetti qendror, të Ministrisë së Kulturës, atëhere është fare e qartë se Edi Rama nuk ka nevojë për një ligj të ri pasi kemi një ligj egzistues, ligjin për partneritetin publik-privat dhe ligjin e koncensioneve i cili i ka shumë të qarta procedurat që duhet të ndiqen për hapjen e një gare për ristrukturimin apo rindërtimin e Teatrit Kombëtar.

Pra, Rama në asnjë moment nuk ka nevojë për një ligj të ri, për një ligj special. Edhe përgjigja e Bashkimit Europian vërtetoi pikërisht atë që PD ka thënë që ditën e parë, që ligji “Fusha” është një ligj klientelist dhe korruptiv. Ndaj ai duket kthyer mbrapsht.

Partia Demokratike denoncon gjithë cirkun e Edi Ramës. Denoncon gjithë talljen që Edi Rama po bën me qytetarët për gjoja amendimin e një ligji për të hapur një garë për tia dhënë përsëri kompanisë me të cilën ka bërë pazarin, me kompaninë Fusha. Partia Demokratike e ka fare të qartë që ligji Rama-Fusha është një projekt për pastrimin e parave të krimit dhe të drogës dhe përfitimin e minimumit 205 milionë euro të cilat do ti ndajnë Rama dhe Fusha. Kjo është arsyeja që Partia Demokratike është kundër këtij projekligji sepse është një ligj antiligjor, është antikushtetues dhe është një ligj që përdoret për pastrimin e parave në favor dhe fitimit të Edi Ramës.

Partia Demokratike ka qënë që ditën e parë në krah të artistëve, në mbështetje të tyre. Partia Demokratike ka qënë që ditën e parë në krah të qytetarëve që duan të ruajnë vlerat monumentale, trashëgiminë kulturore të qytetit të Tiranës dhe ne i bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve që së bashku të mbrojmë me çdo kusht dhe me çdo kosto vlerat artistike e kulturore, politike të Tiranës. Jemi dhe do të jemi në krah të artistëve dhe qytetarëve për mbrojtjen e Teatrit Kombëtar, për rrëzimin dhe kthimin mbrapsht të ligjit korruptiv dhe antikushtetues Rama-Fusha dhe sigurisht miratimin e dekretit të Presidentit. ​

 

 

Etiketa: albana vokshi
Pas

Hera e parë që përballet me një numër kaq të ulët, reduktohen studentët në Universitetin “Ismail Qemali”

Para

“Bashkia të japë dritën jeshile”, Voltana Ademi i përgjigjet Gjiknurit: Rren ditën për diell, qeveria nepërkëmb Shkodrën

Para
“Bashkia të japë dritën jeshile”, Voltana Ademi i përgjigjet Gjiknurit: Rren ditën për diell, qeveria nepërkëmb Shkodrën

“Bashkia të japë dritën jeshile”, Voltana Ademi i përgjigjet Gjiknurit: Rren ditën për diell, qeveria nepërkëmb Shkodrën

Discussion about this post

 



Të Fundit

SHBA/ Senatori demokrat Tim Kaine prezanton rezolutën që kërkon tërheqjen e forcave ushtarake amerikane nga konflikti Izrael-Iran

Izraeli nis sulmet të reja në perëndim të Iranit, goditet infrastruktura e raketave tokë-tokë

Serbia dhe Bosnja votuan kundër deklaratës së Samitit të Evropës Juglindore në Tiranë, Begaj: Janë në të drejtën e tyre…

BE-ja pranë një marrëveshjeje historike tregtare me SHBA-në, Trump paralajmëron deportime masive në qytetet kryesore amerikane

Forcat e Mbrojtjes së Izraelit: Po sulmojmë hedhëset e raketave balistike në perëndim të Iranit

Ambasada gjermane për dëbimin e anëtarëve të MPB-së serbe: Duhet të ofrohen mjete ligjore

Aksident i rëndë në Delvinë! Makina bie nga ura, shoferi niset me urgjencë drejt Traumës

Më shumë se 20 palestinezë u vranë nga Izraeli pranë vendeve të ndihmës në Gaza

Konflikti i armatosur mes Izraelit dhe Iranit, krahasimi i sistemeve të tyre politike

Ministri i Jashtëm izraelit: Nuk themi se Khamenei është objektiv, por as nuk e mohojmë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.