Kryetari i partisë Demokratike Lulzim Basha ka sulmuar ashpër Vangjush Dakon nga Durrësi ku po mbahet mbledhja e përbashkët e grupeve parlamentare të opozitës.
“Nëse nuk do të kishim një prokurori si kjo e Durrësit që i vidhet posta e saj, nëse nuk do të kishim një kamikaze politke për kryeprokurore, sot Vangjush Dako duhet të kishte qenë në burg. Materialet hetimore tregojnë qartë se Dako në zgjedhjet e 2017 ka blerë votat dhe ka kërkcënuar qytetarët me bandat e tij. Aleanca personale me Lul Berishën, Plarent Dervishin, Emiljano Shullazin, por ka ofruar Ergys Cyrbjen në parlament.
Gjithashtu më herët në fjalën e tij lideri demokrat Lulzim Basha, paralajmëroi se do të publikojë fakte tronditëse që tregojnë se Rama dhe Xhafaj kanë përdorur pushtetin politik për të shtënë në dorë lojrat e fatit.
Pas Shkodrës dhe Elbasanit ku u diskutua strategjia e opozitës për luften ndaj krimit dhe lidhjeve të saj me politikën dhe në mbledhjen në Durrës opozita këmbënguli serish në vetingun e politikanëve.