12:41 | 22/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Bushati: Presidenti penalizoi 10 mijë biznese, tre ndryshimet tona në ligj hedhin poshtë përrallat e opozitës

18:29 | 13/09/2018
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Bushati: Presidenti penalizoi 10 mijë biznese, tre ndryshimet tona në ligj hedhin poshtë përrallat e opozitës

Parlamenti ka rrëzuar ditën e sotme dekretin e Presidentit të Republikës që ktheu për rishqyrtimin ligjin për tatimin mbi të ardhurat për lojrat e fatit, ndërsa ministri i Financave Arben Ahmetaj tha se presidenti e ka keqinformuar për ligjin pasi nuk ka ulje të tatim fitimit mbi lojërat e fatit.

Në lidhje me këtë venndim të Kuvendit deputeti i PS-së Ervin Bushati dhe njëherësh dhe Sekretari i Grupit Parlamentar të PS-së deklaroi në ‘Fax Neës’ se “Nuk ka asnjë ulje për operatorët e lojërave fatit” duke shtuar se “loja” mes presidentit dhe maxhorancës nuk u interesonte shqiptarëve.

“Në fakt ne para disa muaj morëm një nisëm për 8 ndryshime në ligjin mbi tatimin në Shqipëri ku tre masat kryesore janë…që kjo është e rëndësishme dhe loja mes presidentit e maxhorancës nuk ka rëndësi. E para është që tatim fitimi për bizneset nga 8 milionë deri në 14 milionë xhiro që janë gjysma e bizneëseve në Shqipëri, 11 mijë biznese, tatim fitimi shkon nga 15% në 5%. E dytë të gjitha shoqëritë e biznesit agrar që bashkëpunojnë me njëra-tjetrën dhe përpiqen që të rrisin tregun ju shkon tatim fitimi nga 15% në 5%. Dhe e treta të gjitha bizneset e agroturizmit në Shqipëri dhe kjo vlen shumë për zonat rurale, tatim fitimin nuk do ta kenë 15% por 5%. Një nga ndryshimet e tjera që është bërë është që Lotaria Kombëtare që e kishte tatim fitimin 10% i çohet 15% sa gjithë të tjerët. Pra nuk kishtë të bënte fare në ligjin për lojërat e fatit në vetevete. Puna është që Presidenca shtyu një nismë që iështe në të mirë të biznesit dhe ekonomisë shqiptare, kaq e thjeshtë është”, tha Bushati.

Sipas tij nismat e qeverisë hedhin poshte “përrallat” e opozitës se taksat janë rritur. Nga ana tjetër ai sulmoi edhe opozitën duke thënë se paguahet që të marrë pjesë në Kuvend. Një opozitë prej vërteti sipas tij do duhej të “vinte në punë” dhe jo të nxjerrë pretekste për të mos ardhur.

“Opozita le të shkojë ku  të dojë por të enjten duhet të jetë në Parlament. Po të ishte një opozitë prej vërteti. Por gjen pretekste për të mos ardhur në punë. Pguhet me taksat e qytetarëve për të ardhur në Kuvend.

Ça do me thënë vetting politikës, që ne të largojmë veten tonë, kjo nuk ndodhë harroje, është njësoj si një kirurg të operojë veten e vet pa doreza dhe pa narkozë, nuk ndodh. Megjithatë ne jemi të hapur dhe të diskutojmë. Një sjellje kaq e pëpërgjegjshme e opozitës penalizon qytetarët.

PS nuk ka frikë nga vertingu, në momentin që ne bëmë reformën kushtetuese, drejtësia është larguar nga politika”, tha Bushati.

(B.H/Faxweb)

Pas

Aksident i rëndë në Fier, makina përplas 11 vjeçarin (Detaje)

Para

“O Zot…” momenti kur shembet shkëmbi në plazh, pushuesit ikin të tmerruar (VIDEO)

Para
“O Zot…” momenti kur shembet shkëmbi në plazh, pushuesit ikin të tmerruar (VIDEO)

“O Zot…” momenti kur shembet shkëmbi në plazh, pushuesit ikin të tmerruar (VIDEO)

Discussion about this post

 



Të Fundit

I vdes pacientja gjatë operacionit, mjeku në Durrës akuzohet për neglizhencë në trajtimin mjekësor

‘Notturno’ botohet në italisht, libri i ish-presidentit Bamir Topi! Prezantohet në Torino

Ambasada Amerikane në Tiranë dhuron pajisje për rritjen e sigurisë në burgje

Britania shqyrton ligjin e kastrimit për pedofilët dhe abuzuesit seksualë

Macron kryeson takimin për të adresuar ‘kërcënimin’ e Vëllazërisë Myslimane

Diplomacia e Selisë së Shenjtë, WSJ: Samiti Rusi-Ukrainë në Vatikan mund të mbahet në mesin e qershorit

Elon Musk viziton Pentagonin, pritet nga Sekretari amerikan i Mbrojtjes Pete Hegseth

Ish-kreu i inteligjencës britanike: Lufta e Izraelit, kërcënim për Evropën e botën

Gonxhja më i votuari në Tiranë: S’ka lidhje me Bashkinë, por përgjegjësia është e madhe

Anija luftarake e Koresë së Veriut dëmtohet gjatë lëshimit, Kim Jong Un “shpërthen” në akuza dhe thërret mbledhje urgjente

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.