Kanë rënë në prangat e policisë 28 vjeçari Florian Bunaj dhe 20 vjeçari Lek Marku, 2 autorët e vjedhjes në Minierën e Munellës, ndërsa një i tretë është shpallur në kërkim.
Sipas policisë së bashku me 35 vjeçarin B.M e shpallur në kërkim dy të rinjtë kanë vjedhur nën kërcënimin e armës këtë minierë. Ndërkaq në cilësinë e provës materiale është sekuestruar kabulli i vjedhur në Minierë, në vlerën 6 milionë lekëve të vjetra.
Njoftimi i policisë
Policia zbardh vjedhjen e ndodhur në Minierën e Munellës. Identifikohen dhe kapen autorët e dyshuar të vjedhjes me dhunë. Arrestohen 2 nga autorët e dyshuar të kësaj ngjarje, si dhe shpallet në kërkim një tjetër. Sekuestrohet në cilësinë e provës materiale kabulli i vjedhur në Minierë, në vlerën 6 milion lekë të vjetra. Nga strukturat e Komisariatit të Policisë Pukë pas një pune intensive hetimore është bërë arrestimi në flagrancë i shtetasve:
Florian Bunaj, 28 vjeç, banues në Lezhë, Lek Marku, 20 vjeç, banues në fshatin Kimëz, Pukë, Nga kryerja e veprimeve hetimore rezultoi se me datës 10.09.2018, këta shtetas në bashkëpunim me shtetasin B. M. 35 vjeç banues në Pukë, i cili u shpall në kërkim, dyshohet se nën kërcënimin e armës kanë vjedhur një sasi kabulli në Minieren e Munellës. Vijojnë veprimet hetimore për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të kësaj ngjarje, gjetjen dhe sekuestrimin e provave të tjera. Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pukë për veprën penale “Vjedhje me dhunë” parashikuar nga neni 139 i Kodit Penal.
(J.D/Faxweb.al)