Ish-kryeministri Berisha ka deklaruar në ‘Opinion’ se e mbështet një marrëveshje të Kosovës dhe Serbisë dhe se ai është që të ketë një të tillë por kundërshton ashpër shkëmbimin e territorit mes Kosovës dhe Serbisë.
“Absolutisht nuk jam kundër një marrëveshje, kam mbështetur dhe mbështes që të ketë një marrëveshje. Kam konsideruar se duhet të ketë një set të ri marrëdhëniesh mes Shqiptarëve dhe serbëve. Por marrëveshja në konceptin tim duhet të jetë mes dy vendeve sovrane që respektojnë sovranitetin dhe integritetin territorial të tyre. Por jashtë këtyre kushteve asnjë marrëveshje nuk është e pranueshme”, tha Berisha.
I pyetur nga Fevziu për deklaratën e tij për presidentin e Kosovës të cilin e ka quajtur “argat të Beogradit”, Berisha u shpreh se do ta quante kështu çdo person që mban “flamurin e Serbisë Madhe”.
“Mos më bëj me folë se edhe hyjnor të ishte do ta quaja ashtu një person që mban flamurin e Serbisë së Madhe”, tha Berisha. (B.H/Faxweb)