Kilogramët e tepërt të rëndojnë edhe në portofol. Mario Balotelli, i cili u vu në qendër të kritikave pasi ishte paraqitur mbipeshë në stërvitje me Nicen, tashmë duhet të paguajë një gjobë për sjelljen e tij aspak profesioniste.
E zbulon presidenti i klubit francez, Jean-Pierre Rivère, në një intervistë për “Matin”, por pa e thënë shumën.
Trajneri italian, Roberto Mancini, zbuloi se sulmuesi 27-vjeçar ishte paraqitur në Coverciano për ndeshjet e kombëtares 99.7 kg, ndërsa më 17 korrik, kur ka nisur stërvitjen me Nice peshonte plot 103 kg. Nje peshë e ekzagjeruar për një lojtar që është i gjatë 1.88 metra, për të cilin pesha optimale konsiderohet 88 kg. Presidenti i Nice më pas zbuloi se për t’i rinovuar kontratën i ka rritur pagën, ndaj dhe dështoi transferimi te Marseille.
“Në rinovimin e kontratës për dy vjet vitin e kaluar kishim parashikuar ulje të pagës nëse nuk do të mund të kualifikoheshim në kompeticionet europiane. Mendonim se do të largohej, por ai qëndroi dhe ne i rritëm pagën. Një sulmues i nivelit të Balotellit kushton shtrenjtë. Gjithsesi, Mario fiton më pak se një vit më parë.”/ss