Deputeti i LSI-së Luan Rama ka uruar ish drejtuesin e PS-së, Fatos Nanon për ditëlindje. Rama ka zgjedhur një foto nga vitet 2000, teksa shfaqet në krah të Nanos.
“Gëzuar ditëlindjen Fatos Nano! Jetofsh gjatë e gëzofsh sa të jetosh!
Dhe në vend të kartolinës, këtë foto të 16 shtatorit të vitit 2000, si kujtim nga ajo kohë kur drejtonim Partinë Socialiste, dhe kur ditëlindjen tënde nisnim t’a festonim gjithnjë nga Pezën lavdimadhe e historisë së antifashizmit…”, shkruan ai.