Ditën e sotme ka nisur viti i ri arsimor për 480 mijë nxënës në të gjithë vendin, ku vetëm në klasën e parë do të hyjnë 32 mijë vogëlushë.
E megjithatë ky fillimvit shkollor ka hasur në një sërë problematikash në shumë qytete të vendit, me mbylljen e disa shkollave, që sipas ministrisë është bërë për të evituar shkollat kolektive.
Ndërkohë në terren kanë zbritur sot dhe një pjesë e deputetëve të opozitës, të cilët kanë denoncuar mbylljen e shkollave, dhe një sërë problematikash të tjera.
Nga Elbasani deputeti Luçiano Boçi ka denoncuar dhënien me qera të shkollës së mesme në Bradashesh, e cila nuk u vu asnjëherë në funksion, pavarëisht ndërtimit që kushtoi me miliona euro.
Boçi është shprehur se: Përcjellje e realitetit te dhimbshëm të braktisjes se shkollave nga fëmijët për shkak të zbrazjes se vendit dhe ikjes nga sytë këmbët të familjeve shqiptare për arsye ekonomike e sociale. Kundërshtinë e mazhorancës për librat falas për arsimin parauniversitar.
Midis të tjerave listimin e 18 shkollave të mbyllura në Elbasan, shtimin e klasave kolektive dhe situatën alarmante të mësuesve ende me pagesa të dhëna për transportin dhe me paga të stopuara.
Po ashtu një tjetër qark me probleme në mbylljen e shkollave ka qenë edhe Lezha, ku prej andej situatën e ka denoncuar deputetja Lindita Metaliaj.
Ajo ka qenë sot në zonën e Fishtës ku është shprehur se dhe shkolla që mban emrin e At Gjergj Fishtës e ka mbyllur, dhe gjithsej në këtë qark janë mbyllur 9 shkolla. ”Të paktën shkollën e Fishtës duhet ta kishte kursyer”, shprehet Metaliaj.
Problematikat e mbylljes së shkollave janë denoncuar dhe nga ana e deputetes Izmira Ulqinaku në Shkodër.
Ulqinaku është shprehur: Përveç urimit denoncoj atë çfarë po behët në shkollen e Samrishit ku është mbyllur shkolla. Janë dhjetra shkolla në të gjithë vendin. 133 mijë fëmijë kanë braktisur shkollën në të gjithë vendin sipas të dhenave të instat.
(E.K/FAXWEB.AL)