Gjimnazi “Shaban Çollaku” në Klos do të qendrojë 5 ditë i mbyllur për shkak të probleme me godinën sa i përket kushteve higjienike.
Insituti i Shëndetit Publik gjatë një inspetikimi në gjimnaz kane konstatuar shumë probleme në godinën e shkollës sa i përket kushteve higjienike, probleme këto që kanë qenë bërë të ditura disa herë në bashkinë Klos edhe në raportimin e fundit të bërë nga MASR.
Për shkak te ketyre problemeve, grupi i punes ka marre masën urgjente për “Mbylljen e shkollës” nga data 17 shtator 2018 deri me datën 22 shtator2018.
Drejtoria e shkollës ka kontaktuar menjëherë me bashkinë Klos dhe nga ato është thënë qe do të ndërhyhet që nga dita e nesërme ne godinën e shkollës.