Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Delvinë, ku si pasojë e një shpërthimi në një pus nafte ka mbetur i plagosur një person.
Sipas të dhënave paraprake mësohet se i lënduari është punëtor dhe po punonte në pusin e naftës, kur një sasi gazi ka shpërthyer duke e lënë atë të plagosur.
Ende nuk dihet gjendja e të lënduarit i cili është transportuar drejt spitalit, si dhe as shkaqet e ngjarjes. Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të saj.