Në qarkun e Gjirokastrës janë mbyllur këtë vit 18 shkolla gjithsej, 3 në rrethin e Gjirokastrës, 6 në Përmet dhe 9 në Tepelenë e Memaliaj.
Gazetarja e Fax news Ervina Shehaj ka ndjekur problematikën në këto shkolla ku një problem tepër shqetësues mbetet transporti i nxënësve nga zonat rurale.
Ndjekja e shkollës është bërë sakrificë më vete për prindërit të cilët duhet të përshkojnë distanca të larta e të sigurojnë transportin e fëmijëve në rrugë nacionale, gjë që paraqet rrezikshmëri të lartë.
Vështirësive ekonomike të shumë familjeve në fshat i shtohet edhe arsimimi i fëmijëve, një sfidë më vete.