06:11 | 13/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Kastriot Çipi zbulon bisedën me Bashën për teatrin: Do jetë i pari që do ngujohet para fadromave…

22:41 | 19/09/2018
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Kastriot Çipi zbulon bisedën me Bashën për teatrin: Do jetë i pari që do ngujohet para fadromave…

Regjizori Kastriot Çipi në një lidhje telefonike për ‘Fax News’ në emisionin “Natë me Xhaxhiun”ka zbuluar detaje nga biseda që kanë patur artistët me Bashën ditën e sotme për mbrojtjen e teatrit, kur nesër pritet miratimi i ligjit nga maxhoranca.

I pyetur nga Xhaxhiu se çfarë ishte biseduar me Bashën në atë takim dhe çfarë garancish kishin marrë artistët për mbrojtjern e teatrit, Kastriot Çipi theksoi se Basha kishte deklaruar se e mbështet pa rezerva protestën e artistëve, por teatri nuk ishte çështje e vetme për t’ju kundërvënë qeverisë.

Sipas Çipit Basha kishte deklaruar se do të ishte i pari që “do të ngujohet para fadromave për mbrojtjen e teatrit”.

Referuar protestës së ditës së nesërme që Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ka thënë se do të mbahet para Kuvendit në orën 09:45, Çipi sqaroi se nuk është e vërtetë që opozitës i është kërkuar që të marrë pjesë në Kuvend.

 “Me sa duket ka një keqkuptim se nuk i është kërkuar opozitës që të ketë në Parlament. Nuk e kuptojmë pse duhet të ekzistojë Parlamenti në kët formë Opozita duhet të jetë tek teatri”, tha ai.

Kastriot Çipi deklaroi se nëse respektohet procedura ligjore “fadromat nuk vijnë para nëntorit tek teatri”. Por sipas tij maxhoranca mund të mos e respektojë procedurën dhe fadromat mund të vijnë që nesër, prandaj opozita duhet të jetë tek teatri.

Ndërkohë që edhe Robert Budina konfirmoi deklaratën e regjizorut Çipi  se Basha do të ngujohet tek teatri nëse nuk tërhiqet qeveria.

I pyetur nga Xhaxhiu nëse Basha e kishte seriozisht, Budina tha se ai është i prirur t’i besojë kryetarit të opozitës pasi e ka të vështirë të besojë se ai nuk do ta mbajë fjalën.

“Do të ishte shumë e vështirë që Basha të bënte lojën me dy porta. Nëse nuk e mban fjalën janë kostot e tij politike. Une i besoj sinqeritetit të tij se do të përdori të gjitha mjetet për ta ndaluar”, tha ai.

Budina u shpreh se nëse maxhoranca nuk tërhiqet rruga e vetme është vetëm përplasja pasi mjetet demokratike të gjitha kanë shteruar.

Maxhoranaca e miratoi dekretin e presidentit Meta që e kthente mbrapsh ligjin për teatrin, duke zgjedhur ta amendonte. Nga ana tjetër opozita e kundërshtoi fort pasi sipas saj miratimi i dekretit të presidentit do të thotë se bie i tërë ligji poshtë. Ndërsa maxhoranca zgjodhi të bënte vetëm disa ndërhyrje për ta votuar sërish.

Ndërsa Basha ka paralajmëruar sot se nëse deputetët e maxhorancës ngrejnë kartonët për miratimin  ekëtij ligji për PD-në do të konsiderohen terrorist shtetëror. (B.H/Faxweb)

 

Etiketa: kastriot cipi
Pas

Më thuaj çfarë shenje horoskopi je, të të them cili është numri yt me fat!

Para

Haradinaj hedh poshtë gjithçka: Nuk do të ketë marrëveshje me Serbinë

Para
Haradinaj hedh poshtë gjithçka: Nuk do të ketë marrëveshje me Serbinë

Haradinaj hedh poshtë gjithçka: Nuk do të ketë marrëveshje me Serbinë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Ndihmës Sekretari i Shtetit arrin në Kosovë, SHBA thekson prioritetet për stabilitet dhe zhvillim rajonal

Shkodër – Gjetet pa shenja jete në makinë, dyshohet për arrest kardiak

Arrihet marrëveshja historike! Franca bie dakord për krijimin e shtetit të ri “Kaledonia e Re”

Dhjetëra deputetë britanikë letër qeverisë: Të njohim Palestinën si shtet!

Ndarja nga jeta e ish-ambasadorit gjerman në Shqipëri! Berisha: Mik i shquar i ditëve më të vështira të shqiptarëve

Panik në ajër, avioni i nisur nga Kroacia përfshihet nga flakët mbi Itali

Sllovakia synon të arrijë marrëveshje me BE-në për ndërprerjen e furnizimeve me gazin rus, Fico: Kemi afat deri të martën!

Shkodër/ Shpërthen bombël gazi në një banesë, dëmtohet pronari

Serbët, provokime në Srebrenicë/ Në ditën e përvjetorit, vendosin muzikë nacionaliste!

Rusia paralajmëron kundër aleancës së sigurisë që synon Korenë e Veriut

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.