06:28 | 03/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

124 ditë rezistencë për Teatrin/ Budina nuk përjashton përplasjen fizike: Akt mafioz, si e nxorën Arbanën kokëulur!

08:01 | 20/09/2018
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
124 ditë rezistencë për Teatrin/ Budina nuk përjashton përplasjen fizike: Akt mafioz, si e nxorën Arbanën kokëulur!

Pas 124 ditë proteste të vazhdueshme Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit do të zhvendosë sot protestën e saj tek Kuvendi i Shqipërisë ku pritet të miratohet ligji i amenduar për Teatrin Kombëtar pas miratimit të dekretit të presidentit Meta vetëm me votat e maxhorancës në Komisionin e Veprimtarisë Prodhuese.

Protesta për mbrojten e teatrit do të zhvillohet paraditen e sotme duke nisur prej orës 09:45 minuta para Parlamentit ku janë ftuar të gjithë qytetarët që të marrin pjesë.

Ndërkohë Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit i ka bërë thirrje opozitës sot të jetë në Kuvend të mbrojë Teatrin Kombëtar.

“Sot opozita duhet të mbrojë Teatrin në Parlament. Të mos lejohet miratimi i ligjit antikushtetues”, shprehet aleanca.

Nga ana tjetër i ftuar në emisionin ”Zgjohu” në Fax News regjisori Edmond Budina është shprehur se vendi po shkon drejt akteve diktatoriale, sa kohë që nuk marrin parasysh vendimin që ka marrë presidenti.

‘’Një lëvizje e tillë të çon drejt diktaturës, unë nuk e dua dhunën dhe përplasjen fizike, por kur dikush nuk i përgjigjet dashurisë tënde, duket se është e vetmja zgjidhje që na mbetet. Ky akt që po kryhet nga ana e qeverisë më jep një ndjesi mafioze dhe është në shkelje të hapur me Kushtetutën e vendit” , u shpreh Budina.

Ndërkohë që regjisori Budina ka komentuar dhe përçarjen në radhët e artistëve, dhe një foto të Reshat Arbanës me Erion Veliajn, ku është shprehur se një aktor si Arbana nuk ka nevojë për lëmoshë, përmes një pensioni special.

‘’Pse duhet të ishte një moment si ky që Reshati të merrte një pension special, ai e ka merituar këtë që prej shumë kohësh për punën e tij, dhe në këtë moment klasa politike ka bërë që një artist i tillë të dalë me kokën ulur”, u shpreh më tej regjisori.

Kujtojmë se beteja për Teatrin ka nisur prej disa muajsh, ndërsa një pjesë e aktorëve e kanë shoqëruar me protesta të përditshme vendimin e qeverisë për të prishur godinën dhe për të favorizuar një kompani private siç ishte Fusha, ajo që bëri dhe ofertën e pakërkuar ndaj qeverisë shqiptare në ndërtimin e një godine të re.

Pas reagimit të disa isntitucioneve ndërkombëtare, por edhe dekretit të kthyer të presidentit Meta, qeveria ka hapur garën dhe për hyrjen në konkurim të kompanive të tjera për ndërtimin e Teatrit, po jo rikonstruksionin e tij.


(E.K/FAXWEB.AL)

Etiketa: edmond budinateatri
Pas

Ndëshkimi me të kuq i Ronaldos, çfarë mendojnë specialistët italianë të moviolës

Para

Gjendet i pajetë 68-vjeçari poshtë pallatit në Vlorë (Emri)

Para
Gjendet i pajetë 68-vjeçari poshtë pallatit në Vlorë (Emri)

Gjendet i pajetë 68-vjeçari poshtë pallatit në Vlorë (Emri)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Annalena Baerbock zgjidhet presidente e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së

Rusia në marrëveshje me dy alternativa me Ukrainën mbi armëpushimin pas dështimit të diskutimeve në Stamboll

Anëtar i delegacionit ukrainas: Rusia refuzoi një armëpushim pa kushte në Stamboll

Përfundon ndërhyrja nga ajri në vatrën e zjarrit në Darëzezë, monitorimi vijon nga toka

“Mungojnë mbi 130 mijë fletë votimi”, KQZ i përgjigjet kërkesës së PD: Ja sa janë të papërdorura

Trump dënon ashpër sulmin në Kolorado: Terrorizmi s’do të tolerohet në Amerikë

Bill Gates do ta dhurojë shumicën e pasurisë 200 miliardë dollarë për Afrikën

Kriza politike në Kosovë, Haxhiu: Opozita ka një inat irracional

Fier/Prefekti Arben Çuko: Flakët në Darëzezë po vihen nën kontroll, ndërhyrja nga ajri po jep rezultat

Kërcënoi me jetë vajzën e Melonit/ Tenton vetëvrasjen profesori, piu alkool me medikamente

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.