Deputeti i Partisë Socialiste Alket Hyseni i ftuar në Fax News për të folur mbi votimin e ligjit për Teatrin u shpreh se ligji është në përputhje plotë me kushtetutën.
Për sa i përket mundësisë së kthimit të ligjit nga presidenti Meta, Hyseni u shpreh se nuk ka shans që ligji të kthehet sërish, pasi sipas tij janë shqyrtuar disa nga shqetësimet e presidentit dhe të ndërkombëtarëve.
“Ne nuk mendojmë nëse është në përputhje me kushtetutën, ne jemi të sigurt brenda kuadrit kushtetues, sepse kushtetuta nuk ka ta mendosh, por vetëm ta zbatosh.
Lajmi është që më në fund, ne do të bëjmë një teatër të ri. Se kush do të jetë fituesi kjo gjë është e parëndësishëm për qytetarët. Unë nuk paragjykoj garën fare këtu jemi në rrethana specifike. Aty do të ndërtojë dikush që do të lidhë një marrëveshje me pronarët e truallit.
Nuk ka shans që presidenti Meta të ktheje më ligjin. Kushtetuta parashikon që presidenti nuk mund ta kthejë më ligjin në Kuvend. Në këtë ligj që sapo kaluam janë marrë parasysh disa nga shqetësimet e presidentit dhe të ndërkombëtarëve. “
Për sa i përket mosprezencës së ministrit Pandeli Majko, i cili për shkak të qëndrimit të tij kundër ligjit për prishjen e Teatrit, pati dhe një debat me kryeministrin Rama gjatë seancës plenare të pak muajve më parë, Hyseni u shpreh se Majko ndodhej në një aktivitet në Kosovë.
“Nuk ka lidhje braktisi seancën!? Majko ndodhet në një aktivitet zyrtar në Kosovë. Nuk ka lajm për të bërë lajm.”
(M.Q/Faxweb)