14:49 | 20/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Trajtimi 3 ditor me vaj ekstra të virgjër ulliri për pastrimin e mëlçisë nga helmet

20:37 | 21/09/2018
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Trajtimi 3 ditor me vaj ekstra të virgjër ulliri për pastrimin e mëlçisë nga helmet

Sëmundjet që prekin mëlçinë po kthehen në një shqetësim madhor në mbarë globin.

Miliona njerëz vuajnë nga këto sëmundje, disa prej të cilave vdekjeprurëse, të cilat në shumë raste mund të shmangen falë ndryshimeve në stilin e jetesës.

Mëlçia, si çdo organ tjetër, është një shënjestër e lehtë e toksinave dhe kimikateve që na rrethojnë çdo ditë.

Natyrshëm, ky organ ka nevojë për ndihmë që të pastrohet prej toksinave dhe organizmave të rrezikshëm, prania e të cilëve vë në rrezik edhe trurin.

Një nga përbërësit kryesorë të të gjitha kurave për pastrimin e mëlçisë është vaji i ullirit.

Më poshtë janw disa informacione të dobishme mbi rolin e vajit të ullirit në shëndetin e mëlçisë si dhe puergatitjen e një kure për trajtimin e saj.

Si Funksionon Mëlçia?

Mëlçia luan një rol qendror në detoksifikimin e trupit.

Mëlçia kryen një sërë detyrash dhe funksionesh, duke nisur që nga prodhimi i proteinave, kolesterolit, ruajtjes së vitaminave, mineraleve dhe karbohidrateve.

Ajo shpërbën toksinat që shoqërojnë alkolin, ilaçet apo nënproduktet natyrale të metabolizmit.

Mbajtja në formë e mëlçisë është tejet e rëndësishme për shëndetin.

Si E Pastron Mëlçinë Vaji I Ullirit?

Vaji i ullirit ofron shumë vlera të shëndetshme, një prej tyre është pastrimi i mëlçisë.

Sipas studimeve, pirja e vajit të ullirit e ndihmon mëlçinë të përshpejtojë përpunimin e çdo substance.

Ai ndihmon edhe në largimin e substancave të dëmshme të ngecura në organ sa më shpejt.

Cili Është Vaji Më i Mirë i Ullirit Për Pastrimin E Mëlçisë

Vaji natyral i ullirit është kura më e mirë për mëlçinë, por në përzgjedhjen e tij duhet të tregoheni të kujdesshëm.

Është e rëndësishme që të përzgjidhni vajin e nxjerrë nga ullinj të përpunuar sa më pak dhe të nënshtruar një presimi të ftohtë.

Vaji ekstra i virgjër i ullirit është ai që nuk është nxjerrë nga një presim i nxehtë i ullinjve apo që nuk përmban kimikate.

Freskia është një aspekt i rëndësishëm në përzgjedhjen e vajit të ullirit.

Vaji i ullirit nuk duhet të qëndrojë i papërdorur për shumë kohë.

Vajrat që nuk konsumohen brenda dy viteve nga data e prodhimit nuk janë të shëndetshëm.

Kura Tre Ditore E Pastrimit Të Mëlçisë

Kura e mëposhtme zgjat tre ditë dhe duhet bërë në mbrëmje përpara se të bini për të fjetur.

Këshillohet që të përzieni në një mikser gjysmë gote me vaj ulliri dhe gjysmë gote me lëng të freskët limoni.

Pijeni lëngun menjëherë dhe shtrihuni në shtrat.

Qëndroni shtrirë me gjunjët të mbështetur mbi kraharor.

Qëndroni në këtë pozicion për 30 minuta.

Kjo kurë duhet shoqëruar me konsumin e mollëve dhe lëngjeve të saj të cilët gjithashtu kanë efekt pastrues.

Kujdes

Nëse ju keni gurë në tëmth, pirja e vajit të ullirit dhe lëngut të limonit mund të shkaktojë dhimbje të forta abdominale./AgroWeb.org

Pas

Sokol Stojani: Dhashë dorëheqjen, por Marku e intepretoi si shkarkim

Para

Florentino Perez rrëfen arsyen e largimit dhe ofertat për Ronaldon

Para
Florentino Perez rrëfen arsyen e largimit dhe ofertat për Ronaldon

Florentino Perez rrëfen arsyen e largimit dhe ofertat për Ronaldon

Discussion about this post

 



Të Fundit

Udhëheqësi Suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, dyshon në suksesin e bisedimeve bërthamore me SHBA-në

Rumania miraton ligjin për rrëzimin e dronëve që shkelin hapësirën ajrore – përgjigje ndaj kërcënimeve nga lufta në Ukrainë

Zgjedhjet! Celibashi, Çela dhe Dumani takim me ambasadorët e huaj: Të luftohet krimi elektoral

Mbështetje daneze për integrimin evropian të Shqipërisë, Ministri Hasani: “Forcojmë bashkëpunimin gjatë presidences daneze të BE-së”

“Të çmendur” pas Napolit, rekord kërkesash për bileta nga tifozët, në prag të ndeshjes ndaj Cagliarit

BE pranon të heqë sanksionet ekonomike ndaj Sirisë, por me kushte të qarta

BE miraton paketën e re të sanksioneve kundër Rusisë, Kallas: Duam të shohim veprime të forta të SHBA-së ndaj Moskës!

Ish-shefi i NATO-s: Evropës i duhet një model i ri sigurie

Sezoni turistik në Lezhë nën monitorim, Ndreu: Subjektet që do krijojnë ndotje do të përballen me gjoba

Nuk siguroi dot votat të hynte në Kuvend, reagon Gjylameti: Ne s’bëjmë luftëra të vogla, bëjmë beteja të mëdha për jetët e njerëzve, jo për vete

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.