Kreu i PD-së Lulzim bassha ka nisur mbledhjen e tij me deputetët, ku ka prezantuar platformën e antimafias.
Lulzim Basha u shpreh se lidhja e politikes me krimin dhe kapja e ekonomisë nga krimi, janë “dy gjëmat e mëdha” që kanë kapur vendin. Basha këmbënguli në tezën e tij për Vetingun në radhët e politikanëve, duke thënë se kjo është e vetmja zgjidhje për të shpëtuar biznesin.
“Sipërmarrja nuk do të shohë asnjë ditë të bardhë nëse nuk garantohet konkurrenca e lirë, nëse një grusht njerëzish përfitojnë gjysmën e fondeve publike, me afera korruptive. Gjëja më e mirë që mund të bëjmë është të rikthejmë kushtet e konkurrencës së lirë, zbatimin e ligjit, kushtet e një gare të barabartë”, tha Basha.
Pjesë nga fjala e Bashës
Të nderuar bashkëqytetarë, Shqipëria është në një gjendje kolapsi. Një krizë te trefishtë ekonomie, politike e morale ka kapluar vendim.
Opozita është angazhuar jo vetëm të nxjerrë në pah të vërtetën, por edhe të hedhe në diskutim me qytetarët rrugët që të dalim nga e keqja. Por, që të dalim nga e keqja duhet të kuptojmë rrënjët e së keqes, që janë rrëzimi i demokracisë dhe shtetit ligjor nga bashkëpunimi mes krimit dhe politikës.
Opozita ka propozuar platformën e vetingut në politikë si një nga përgjigjet ndaj këtij problemi Kombëtar. Largimi i politikanëve lidhur me krimin e organizuar.
Deri më sot, Rama dhe Qeveria e kanë refuzuar vetingun në politikë. E dëgjuam që është kundër vetingut ndonëse është po ai që bashkë me Ballën, Xhafën, Cyrbejn, që kanë votuar të njëjtat ndryshime ligjore për policët, gardistët, gjyqtaret e prokurorët. Logjika është e thjeshtë: politikanët janë mbi ligjin.
Ne jemi të vendosur për të vetingun.
Jemi mbledhur për shtyllën e dytë për së keqes: Marrëdhënies mes krimit dhe politikës ka anacuar si një kancer në ekonominë shqiptare.
(E.K/FAXWEB.AL)