Mëngjesin e sotëm forca të shumta policie janë parë në ambientet e jashtme të gjykatës së Shkodrës. Burime bëjnë me dije se në këtë gjykatë do të trajtohet çështja e një prej personave të klanit Bajri, Safet Rustemi (Bajri).
Safet Bajri do të këte dy masa paralele, një në Shkodër për dosjen e Belgjikës. Atje gjykata i ka dhënë fillimisht 23 vite burg ndërsa në apel ka marrë 9 vite. Belgjika dhe Shqipëria nuk kanë marrëveshje ekstradimi dhe tani po njihet me dosjen. Në orën 14 do jetë në Tiranë për përfshirjen në grupin e strukturuar Bajri.
Seanca te Krimet e Rënda do të mbahet rreth orës 14:00. Kujtojmë se lidhur me klanin Bajri ka pasur dhe dy arrestime në Roterdam.
Mbi 11 personat e arrestuar të klanit Bajri rëndojnë një sërë akuzash, ku më e rënda është ajo e vrasjes, ku dy të tilla janë tashmë të dokumentuara nga ana e policisë. Po ashtu ky grup dyshohet se ka lidhje me vrasjen e Fatbardh Licit që ka ndodhur së fundi në qytetin e Shkodrës.
(E.K/FAXWEB.AL)