Është dhënë masa e dënimit për Safet Bajrin. Gjykata e Shkodrës nën masa të rrepta sigurie ka vendosur arrest me burg për kreun e bandës “Bajri”. Bajri i njohur si i “forti” i Shkodrës, është njohur me masën e dënimit “Arrest me burg” . Ndërsa burime për Fax News në Gjykatën e Shkallës së Parë, mësojnë se për të do ketë dy masa atë të dosjes së Belgjikës dhe atë të Shqipërisë.
Atje Gjykata i ka dhëne fillimisht 23 vite burg ndërsa në Apel ka marrë 9 vite. Ne orën 14:00, Bajri do të jetë në Tiranë ku do të marrë edhe masën e dënimit për përfshirjen në grupin e strukturuar “Bajri”.
Ndërkaq “i forti” i Shkodës siç duket në videon e mëposhtme pas masës së dënimit është larguar nga Gjykata e Shkodrës.
(J.D/Faxweb.al)