Partia Demokratike ka prezantuar sot platformën Antimafia, që sipas opozitës do të çlirojë ekonominë e vendit dhe qytetarët.
Një nga risitë e këtij ligji që propozon sot PD lidhet me pasurinë e personave që janë nën hetim, që sipas demokratëve do të konfiskohen, edhe në rastet kur personi nuk dënohet po është nën hetim.
Po ashtu një tjetër pikë ku PD-ja ka vendosur theksin është kthimi i këtyre pasurive që iu sekuestrohen personave të dyshuar tek qytetarët.
Efektet e këtij ligji të propozuar sot nga PD do të jenë si më poshtë:
Pasuritë e përfituara në mënyrë korruptive klienteliste i kthehen qytetarëve
Pasuritë publike të përfituara në mënyrë korruptive klienteliste iu kthehen qytetarëve
Kompanitë private përgjigjen me pasuritë e tyre për përfitimet abuzive
Zyrtarët publik përgjigjen me pasurinë e tyre për abuzimet me pushtetin
Parandalon korrupsionin, shpërdorimin e parave apo pasuritë publike në të ardhmen
Përmirëson klimën e biznesit
Demotivon dhe parandalon përfshirjen e biznesit privat në përfitmit e padrejta
Kontratat klienteliste dhe korruptive janë të pavlefshme dhe ligji vepron me fuqi prapavepruese
Kontratat dhe pasuritë e konfiskuara përdoren për shërbime dhe investime publike
(E.K/FAXWEB.AL)