‘Fax News’ ka zbardhur vendimin e Gjykatës së Shkodrës e cila vendosi masën e sigurisë ‘Arrest me burg’ për Safet Bajrin, i njohur si një ndër kokat kryesore të klanit ‘Bajri’.
Safet Bajri ka 5 ditë kohë duke filluar që nga dita e nesërme për të ankimuar vendimin në Gjykatën e Apelit Shkodër.
Masën ‘arrest me burg’ për Bajrin e dha gjyqtari Sokol Shehu.
“1-Vendimin e zbatimit të masës së sigurimit personal “Arrest me burg” parashikuar nga neni 238 i kodit të pocedurës penale, caktuar ndaj shtetasit Safet Jonuz Rustemi (Bajri) me vendimin nr. 892 (4106) datë 11.9 2018. Gjykata e Rethit Gjyqësor Shkodër.
2-Kundrejt këtij vendimi lejohet ankim në Gjykatën e Apelit Shkodër nga e nesërmja e shopalljes së venndimi”, thuhet në vendimin e gjykatës.
Burime për ‘Fax News’ në Gjykatën e Shkallës së Parë raportuan pak më parë se për Bajrin do ketë dy masa, atë të Belgjikës dhe atë të Shqipërisë.
Atje Gjykata i ka dhëne fillimisht 23 vite burg ndërsa në Apel ka marrë 9 vite. Ne orën 14:00, Bajri do të jetë në Tiranë ku do të marrë edhe masën e dënimit për përfshirjen në grupin e strukturuar “Bajri”.
Ndërkaq “i forti” i Shkodës siç duket në videon e mëposhtme pas masës së dënimit është larguar nga Gjykata e Shkodrës.
(B.H/Faxweb)