Vijon protesta e prindërve dhe nxenësve në Mengel të Elbasanit. Ne ditën e 6-të të fillimit të shkollës nxënesit nuk kanë nisur mësimin pasi janë kundër ndjekjes së mesimit në turnin e dytë në një nga shkollat e Elbasanit.
Fëmijët kanë tentuar të hapin shkollën me dhunë, duke dhunuar edhe kangjellat me hekura që e mbajnë të
mbyllur.
Pas kalimit të kangjellave, nxënësit kanë arritur të futen edhe brenda. Siç duket nga pamjet e siguruara nga Fax News, pavarësisht se nuk kanë bërë asnjë ditë mësim për këtë vit, ata janë shfaqur përballë shkollës së vjetër me çantë shpine dhe të gatshëm për mësim.
Brenda ambjenteve të shkollës, ata kanë hyrë në klasat e tyre të vjetra dhe kanë kërkuar që të vijnë mësuesit , për të vijojuar normalisht me mësimin.
Ndërkaq drejtoresha, e shkollës, Nevila Duli ka zbuluar se shumë shpejt do t’i bashkohen prindërve edhe përfaqësues të Bashkisë.
“Drejtoria Arsimore në çdo moment na kontakton dhe merr informacione se çfarë po ndodh, dhe tashi në këtë moment. Unë nuk mbaj kontakte me ministrisë. Po pres kryetarin e njësisë administrative,e kam njoftuar nuk e di nëse do vijë me përfaqësues bashkiakë“, tha drejtoresha.
E pyetur pse nuk hapet shkolla, drejtoresha ka theksuar se është bërë një komision i posaçëm, i cili ka vlerësuar mbylljen e shkollës.
“Përderisa është bërë një komision dhe e kanë nxjerrë. Unë me urdhër të Drejtorisë Arsimore, kam lajmëruar prindërit”, tha ajo.
E pyetur për raportin, Dule, ka theksuar se ajo nuk është në dijeni sepse mbahet nga Drejtoria Arsimore, e cila mban kontakt me Bashkinë.
“Raportin e ka Drejtoria Arsimore, ajo mban kontaktin me Bashkinë nuk e mbajnë drejtoritë e shkollave.
Unë me urdhër të Drejtorisë arsimore, kam lajmëruar prindërit. Mund të ketë patur probleme, me transportin, mund të jenë vrarë fëmijët, por fëmija nuk vritet vetëm në autobuz, kjo nuk është një justifikim se fëmijët vriten edhe në oborrin e shkollëes Prindërit nuk është e nevojshme që të mbajmë hundën përpjetë, të shkojë një përfaqësi në bashki dhe të marrë një përgjigje”, tha drejtoresha e shkollës.
(J.D/Faxweb.al)