Luka Modriç fitoi dje çmimin si lojtari më i mirë i vitit nga FIFA pas paraqitjes së tij fantastike në Kupën e Botës në “Rusi 2018” ku mbërriti deri në finale me kombëtaren e tij, Kroacinë, dhe sezonit të suksesshëm me Realin e Madridit.
Modriç la pas edhe dy futbollistët që kanë 1 dekadë që e dominojnë futbollin botëror, Lionel Messin dhe Cristiano Ronaldon apo e Mohamed Salah.
Por pavarësisht se u zgjodh më i miri, Modriç duket se ka zgjedhur të bëjë modestin. Modriç ka vlerësuar dyshen Messi dhe Ronaldo, të cilët munguan në ceremoninë e së hënës, duke shtuar se edhe lojtarët e tjerë meritojnë të vlerësohen kur kanë një sezon të mirë.
“Jam i lumtur sepse tani edhe lojtarët tjerë po vlerësohen, kishte të tjerë që e meritonin më parë, por nuk e fitonin dot”, tha Modric.
“Golat janë të rëndësishme dhe lojtarët si Cristiano dhe Messi janë veçanërisht në një nivel tjetër. Janë dy më të mirët të kësaj bote”, shtoi ai.
“Ama, edhe lojtarët tjerë duhet të vlerësohen kur kanë vit të mirë”, shtoi ai. (B.H/Faxweb)
Discussion about this post