Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla ka komentuar protestën e banorëve të fshatit Mengel të Elbasanit. Balla e ka cilësuar protestën të politizuar, teksa akuzon PD-në se po keqinformon prindërit në një situatë pa kuptim me thirrjet “duam mësim në një shkollë që po shembet”
“Prej 10 ditësh tashmë, nën frymëzimin e teatrit me Teatrin, PD ka stisur një protestë në shkollën 9 vjeçare “Sulejman Rremçi” në Mengël të Elbasanit duke keqinformuar dhe nxitur edhe prindërit e fëmijëve në një situatë pakuptim me thirrjen: “duam mësim në një shkollë që po shembet”, shkruan Balla.
Deputeti nuk ngurron ta krahasojë me protestën e Teatrit, ndërsa thekson se ishte tërmeti ai që e shkatërroi ndërtesn dhe e bëri një vend të pasigurtë për nxënësit. Balla nuk ngurron t’i bëjë thirrje PD-së që të lërë mënjanë politikën dhe të mos “luajë” me jetën e fëmijëve.
“Në vitin 2017 tërmeti e shatërroi më tej gjendjen fizike të godinës dhe atëherë Bashkia e Elbasanit me të drejtë mbylli shkollën për të shpëtuar fëmijët.
Ishte vendimi i specialistëve që godina të mbyllej dhe jo syri i politikës.
Në këto kushte shkolla u mbyll deri në rikonstruksionin e plotë të saj, rikonstruksion i cili parashikon edhe shtimin e klasave, për shkak të numrit të madh të nxënësve, sistemin e ngrohjes dhe ambientet sportive. (Dokumentacioni bashkëngjitur).
I bëj thirrje PD dhe deputetit të saj në Elbasan që politikën ta bëjë në parlament dhe të mos luajë me jetën e 210 fëmijëve”,thekson Balla.
Postimi i Ballës
Të gjitha çështjet mund të politizohen, përveç atyre që kanë lidhje me jetën e njerëzve dhe aq më tepër me jetët e 210 fëmijëve.
Prej 10 ditësh tashmë, nën frymëzimin e teatrit me Teatrin, PD ka stisur një protestë në shkollën 9 vjeçare “Sulejman Rremçi” në Mengël të Elbasanit duke keqinformuar dhe nxitur edhe prindërit e fëmijëve në një situatë pakuptim me thirrjen: “duam mësim në një shkollë që po shembet”.
Këto dokumenta duhet t’i kishte në dorë PD, përpara se të hakërrehej përmes deputetit të saj në Elbasan për të futur me forcë 210 fëmijë në një godinë që rrezikon të shembet në çdo moment.
A e dini se problemet e shkollës kanë nisur në vitin 2011?!
Dhe as Drejtoria Arsimore e asaj kohe dhe as Ministria e Arsimit e asaj kohe nuk ju përgjigjën kërkesave të Drejtorisë së Shkollës dhe Komunës për marrjen e masave. (dokumentacioni bashkëngjitur)
Në vitin 2017 tërmeti e shaktërroi më tej gjendjen fizike të godinës dhe atëherë Bashkia e Elbasanit me të drejtë mbylli shkollën për të shpëtuar fëmijët.
Ishte vendimi i specialistëve që godina të mbyllej dhe jo syri i politikës.
Në këto kushte shkolla u mbyll deri në rikonstruksionin e plotë të saj, rikonstruksion i cili parashikon edhe shtimin e klasave, për shkak të numrit të madh të nxënësve, sistemin e ngrohjes dhe ambientet sportive. (Dokumentacioni bashkëngjitur).
A ka dërguar PD inxhinierë për të parë gjendjen fizike të godinës?
Bashkia e Elbasanit ka garantuar transport e fëmijëve falas në shkollat e qytetit (3 km distancë) deri në rikonstruksionin e godinës, ndërkohë që vetë mësuesit kanë marrë urdhër të shoqërojnë fëmijët gjatë transportit me autobus.
I bëj thirrje PD dhe deputetit të saj në Elbasan që politikën ta bëjë në parlament dhe të mos luajë me jetën e 210 fëmijëve.
Discussion about this post