Pas deklaratës së kryetari të Partisë Damokratike, Lulzim Basha, të bërë një ditë më parë gjatë prezantimit të platformës “Antimafia”, se me ardhjen në pushtet të PD-së, 11 oligarëve, të cilëve u përmendi edhe emrat, do tu sekuestroheshin pasuritë, ka reaguar edhe kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla.
Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Balla e akuzon Bashën për gjobëvënie ndaj biznesmenëv, ndërsa shkruan se këto oligarkë për të cilët flet Basha, kanë paguar 11 milionë dollarë gjobë/fatura tek kunati i tij.
“Opozita është gardiani i qeverisjes. Por sot në Shqipëri Kryetari i PD Lulzim Basha është një gjobvënës i rëndomtë i sipërmarrjes. 11 milionë dollarë gjobë/fatura kanë paguar tek kunati i Bashës kompanitë e “oligarkëve”, – shkruan Balla.
Kujtomë se Basha tha se këta 11 oligarkë, kanë përfituar tendera publikë në mënyrë të palëigjshme nga qeveria.
(B.B/ Faxweb.al)