Kryeministri Edi Rama, gjatë një aktiviteti të Partisë Socialiste me FRESSH në kuadër të fushatës “E gjithë vëmendja te ju” ka reaguar për akuzat ndaj deputetes socialiste Klotilda Ferhati, të cilën PD e akuzoi se bashkëshorti i saj ka dhjtëfishuar fitimet gjatë kësaj maxhorance.
Kreu i qeverisë theksoi se politikanët duhet të dalin në ekrane për të folur mbi problemet e njerëzve dhe jo për të hedhur baltë mbi njëri-tjetrin.
“Është tepruar tej mase dhe është derdhur çdo kupë duke e zhvilluar politikën si një veprimtari akuzash dhe kundërakuzash dhe kundërsulmesh reciproke në një arenë të mbyllur ku gjithnjë e më pak njerëzit janë të apasionuar. Politika është një forcë që ka lindur për të bërë mirë dhe jo për të bërë keq. Pa politikën nuk do kishin ekzistuar SHBA dhe as BE, sa për të dhënë një ide. Pa politikën nuk do kishte Shqipëri të pavarur, demokratike. Pa politikën s’do ishte e mundur që të bëheshin shumë gjera që të sjellin të mira në jetën e njerëzve. Ajo ka dhe kapacitetin që të bëjë keq. Kur erdha këtu bëra një dallim në rreshtin që kalova dhe i dhash një përshëndetje Klotildës, për arsye se dje në mbrëmje u bë objekt i një sulmi të vrazhdë politik si rezultat i asaj që po thosha tani. Si rezultat i politikës të keqpërdorur për luftëra personale që vishen me politikë”, theksoi Rama
Discussion about this post