Ndërkohë që prej ditësh Partia Drejtësi Integrim dhe Unitet i është bashkuar koalicionit opozitar, me sa duket Shpëtim Idrizi, i ka lënë disa rrugës dhe nuk ka mundur t’i marrë të gjithë me vete.
Kjo është vënë re në votimin e sotëm në Këshillin Bashkiak të Tiranës, ku këshilltarët e PDIU-së kanë bashkuar votat me Veliajn.
Lajmi është bërë i ditur nga anëtari i djathtë në Këshill Fabjan Topollaj, i cili me anë të një postimi në rrjetet sociale shkruan: “Ndryshe nga deklarimi i Kryetarit te Partise per kthimin ne opozite disa jave me pare, sot tre keshilltaret e PDIU ne Bashkine e Tiranes, njesoj si deputetet e te njejtes parti ne Parlament, kane votuar pro miratimit te te gjitha akteve dhe aferave te renda korruptive nga ana e Erion Veliajt ne KeshillIn Bashkiake te Bashkise Tirane.”
Sipas Topollajt, nëse këta këshilltar do tu ishin bindur vlerave që partia e tyre proklamon, duhet të kishin dalë kundër korrupsionit të Veliajt, që ditën e parë në Bashki.
Postimi i plotë i Topollajt:
Për ata që janë gëzuar nga “zgjerimi” i koalicionit opozitar.
Ndryshe nga deklarimi i Kryetarit te Partise per kthimin ne opozite disa jave me pare, sot tre keshilltaret e PDIU ne Bashkine e Tiranes, njesoj si deputetet e te njejtes parti ne Parlament, kane votuar pro miratimit te te gjitha akteve dhe aferave te renda korruptive nga ana e Erion Veliajt ne KeshillIn Bashkiake te Bashkise Tirane.
Edhe pa qene nevoja te prisnin deklarimi e Kryetarit te tyre per largim-perjashtimin nga Tepsia, nese keta keshilltare do t’iu ishin bindur vetem per nje moment vlerava kombetare qe proklamon dhe mbron kjo parti, apo te pakten interesit publik qe edhe sot kane deklaruar qe i udheheq ne ushtrimin e mandatit, do duhet te kishin dale kunder korrupsionit te Veliajt qe diten e pare te punes ne Keshillin Bashkiak. Por dhe kesaj here, fatkeqsisht ndodhi e kunderta. Vajten me Kryetarin e Bashkise, ate qe kontrollon lejet dhe shperndan tendera nga mengjesi ne darke.
PDIU eshte nje parti shqiptare, ndaj nuk eshte as ndonje mrekullli dhe as fundi i botes sa here ajo del apo hyn neper koalicione qeveritare. Edhe keshilltaret respektive jane ne te drejten e vet kushtetuese si kur i binden ashtu edhe kur refuzojne vendimin e partise.
Vetem ju lutem shume per nje gje dhe kryetareve dhe keshilltareve respektive, te pakten na e kurseni shoqerimin e ikejakeve tuaja me ceshtjen kombetare dhe ate te interesit publik. Jo per gje, por nga shpeshtia e ikejakeve, gjithmone per te njejtat arsye, nuk ju beson me askush ne kete vend.
(B.B/ Faxweb.al)