Një aksident ka ndodhur në Lezhë në afërsi të Balldrenit ku janë përplasur dy automjete. Për pasojë një person ka mbetur i plagosur.
Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe bën me dije se paraprakisht dyshohet se shkak i aksidentit është një parakalim I gabuar.
Ndërkohë personi i plagosur është transportuar menjëherë drejt spitalit të Lexhës për të marrë ndihmën e parë.
(B.H/Faxweb)