Një letër e shkruar nga Galileo në shekullin e 17 zbulon se ai i uli besimet e tij anti fetare për të mashtruar Kishën Katolike. Në letrën e cila ishte humbur në bibliotekën e Shoqërisë Mbretërore për 250 vjet, Galileo Galilei ngriti argumentin e tij kundër besimit të kishës që dielli rrethon Tokën.
Ishte shkruar tek një mik më 21 dhjetor 1613 dhe siguron dëshminë më të fortë se Galileo ngadalësoi pretendimet e tij shkencore për të mashtruar Inkuizicionin dhe për t’i shpëtuar burgun.
Në letrën e zbuluar duket qartë që Galileo u përpoq të zbusë argumentet e tij për të mashtruar Kishën, zbulojnë shkencëtarët.
Galileo është i njohur për zbulimet që bëri duke përdorur një nga teleskopët më të hershëm, si dhe për të luftuar me kishën katolike për pozicionin e diellit dhe planetëve. Studimet e tij e bindën atë se Nicolaus Koperniku kishte qenë i saktë 100 vjet më parë, se Toka lëviz rreth diellit dhe jo anasjelltas.
Megjithatë, pasi ai botoi një letër të titulluar “Dialogu në lidhje me dy sistemet kryesore botërore”, në vitin 1632, Inkuizicioni e dënoi atë me arrest shtëpiak për nëntë vitet e fundit të jetës së tij. Inkuizicioni ishte një grup institucionesh brenda Kishës Katolike, qëllimi i së cilës ishte të luftonte herezinë publike.
Megjithatë, një letër që u shkrua 19 vjet më vonë nga Benedetto Castelli, një matematikan në Universitetin e Pizës, tregon se Galileo fillimisht kishte ulur poshtë besimet e tij për të goditur kishën. Kjo letër u gjet nga Salvatore Ricciardo nga Universiteti i Bergamos në bibliotekën e Shoqërisë Mbretërore.
Letra është e rëndësishme sepse ofron prova të një përpjekjeje nga shkencëtari për të ulur poshtë argumentet e tij lidhur me idetë e diskutueshme astronomike. Në letrën ai shprehu pikëpamjet e tij në lidhje me vendosjen e diellit dhe planetet dhe besimin e tij se disa pjesë të Biblës në lidhje me vendin e Tokës në univers nuk duhet të merren fjalë për fjalë. Për herë të parë Galileo tha se kërkimi shkencor duhet të jetë i ndarë nga doktrina teologjike.
(J.D/Faxweb.al)