Zlatan Ibrahimovic është kthyer për të komentuar mbi çmimin “Puskas”, i cili iu dha egjiptianit Mohamed Salah, si goli më i bukur i vitit. Sulmuesi suedez është shprehur shkurtimisht: “A e meritonte Salah të çmimin”?
Jo! Unë mendoj se Cristiano Ronaldo shënoi një gol të mirë kundër Juventusit, por unë nuk e di nëse ai ishte ndër kandidatët. Nuk e kam ndjekur çmimin, nuk më intereson! Pse? Sepse asnjë nga golat e mi nuk ishin në listë”.
Ndër të tjera Zlatan foli edhe për golin e tij të shënuar kundër Los Angeles: “Goli që kam shënuar kundër Los Angeles FC duhet të kishte qenë fitues i çmimit “Puskas”. Nuk e di kush merret me përzgjedhjen e këtyre golave, por do të doja t’i “përshëndesja” ballë për ballë ndonjë ditë (qesh)”, deklaroi Ibra.