‘Fax News’ ka siguruar pamjet e hotelit ku u dhunua Xhisiela Maloku nga djali i deputetit të PS-së Rrahman Rrahja, Rexhep Rrahja.
Hotel ‘Boçi’ ndodhet përballë biznesit të Rexhep Rrajës. Familja Rraja ka një biznes pranë hotelit në rrugën Fushë Krujë-Vorë Në hotel ‘Boci’, Rraja kërcënoi me armë dhe dhunoi Xhisiela Malokun.
Xhisiela Maloku më datë 19.07.2018 është takuar me Rexhep Rrajën, dhe pas një debati me tone të ashpra në makinën e tij, nën kërcënimin e armës ai e ka dërguar në hotel ‘Boçi’.
Në procesverbalet e oficerit Emiljano Nuhu, ajo tregon se është dhunuar nga djali i ish deputetit të PS, është djegur me cigare në këmbë prej tij dhe është goditur në kokë më qytën e pistoletës.
“Unë ndejta me të në hotel rreth një orë, gjatë kohës që ndejtëm në hotel më gjuajti e shpulla, me grushta dhe më drejtoi pistoletën Më dogji me cigare në kofshë dhe më goditi në pjesën e kokes me pistoletë. Mua më ra të fikët dhe u përmenda më vonë nuk më kujtohet a bëmë marrëdhënie seksuale, kur u përmenda po më merrte me të mira dhe më pas unë dola më para nga hoteli. Ai shkoi të paguaj lekët tek recepsioni dhe me erdhi poshtë tek makina, ku unë po e prisja duke më përfaqura dhe duke më bere lajka që unë mos të vija në polici për kallëzim”, kishte treguar ajo.
Pas deklaratave të ish-oficerit Emiljano Nuhu për gazetarin Basir Çollaku, mbi rastin e Xhisielës dhe kërcënimeve që ai kishte patur për këtë dosje, ku sipas tij i ishte vënë pistoleta në kokë, kjo çështje trazoi politikën dhe median shqiptare.
Opozita akuzon qeverinë dhe kryeministrin si mbrojtës të djalit të deputetit të PS-së edhe pse ka kryer një krim të rëndë, ndërsa Rama është shprehur se për këtë rast policia ka respektuar ligjin, ku ka sulmuar oficerin Emiljano Nuhu duke e quajtur “horr që do ta ndjekim këmba këmbës”.
Dy muaj pas ngjarjes dhe pasi çështja u bë e ditur për opinionin publik, policia arrestoi Rexhep Rrajën, djalin i deputetit socialist Rrahman Rraja.