Djali i deputetit të PS-së, Rrahaman Rraja, Rexhepi u arrestua ditën e djeshme pas bërjes publike të dëshmisë tronditëse nga oficeri Emiljano Nuhu, për përdhunimin e Xhisiela Malokut.
Rexhepi mësohet të ketë deklaruar në polici që nuk ka lidhje me shenjat e dhunës së Xhisiela Malokut në trupin e saj dhe se nuk e ka idenë se ku mund t’i ketë marrë ajo. Djali i deputetit të PS-së mësohet të ketë shprehur se Xhisielën e ka takuar miqësisht më datën 21 korrik dhe se nuk ka patur asnjë lloj marrëdhënie me të.
“Deklaroj se nuk kam ushtruar aspak dhune ndaj sa. Persa i perket dites qe pretendon se une e kam takuar, jemi takuar miqesisht dhe nuk kam pas asnje lloj mardhenje me te. Gjithashtu deklaroj se une nuk mbaj arme zjarri dhe s’kam… Ndresa me date 21.07.2018 une nuk e kam telefonuar shtetasen Xhisiela.Pasi u njoha me aktin e ekspertimit mjeko-ligjor dua te them se une nuk kam lidhje fare me keto demtime dhe nuk di se ku mund ti kete marre ato”, mësohet të jetë shprehur ai në prokurori.
Ndërkaq ai ka zbuluar se me vajzën është njohur para disa vitesh. “Me shtetesen Xhisiela Maloku jam njohur para disa vitesh, nuk e mbaj mend saktesisht dhe para nje viti e gjysem i kam shkeputur mardhenjet me te. Lidhur me deklaraten e pajtimit të vitit 2017… Po eshte e vertete, pasi ishte nje automjet qe une nuk e njihja ne rrugen e Qafshtames, bente manovrime ne rruge duke me rrezikuar mua jeten. Ngaqe nuk njoha automjetin, debatova nga automjeti ne automjet dhe pashe qe ne timon ishte Anida Maloku bashke me te motren Xhisiela Malokun. Pasi vajzat kishin njoftuar policine lidhur me debatin per rrugen, aty erdhi policia dhe pasi na shoqeroi ne polici, kemi nenshkruar kete deklarate….nuk eshte e vertete qe une ta kem telefonuar me numra tjere telefoni, por kam biseduar me Xhisielen dhe me numra tjere te afermve te mije, pasi ajo merrte vete dhe kerkonte qe te dilja une ne telefon”, është shprehur ai.
(J.D/Faxweb.al)