Deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji ka publikuar një video në ‘Facebook’ të një qytetari i cili tregon se është plagosur nga policia.
Sipas deputetit qytetari është Sidian Tabaku, i cili është plagosur nga polica dhe më pas ndaj tij është ushtruar dhunë.
“Më shtinë drejt fare dy herë, njëherë më kapi plumbi, dhe njëherë shtinë nga këmbët”, thotë ai.
Postimi i Salianjit:
Mbrëmē policia e shtetit ka gjuajtur me armë dhe ka plagosur qytetarin Sidian Tabaku, pasi e ka plagosur ka ushtruar dhune fizike. I plagosuri ndodhet ne spitan ne shtetrrethim qe policia te fshehë ngjarjen. As familjaret dhe askush nuk lehohet te takoje qytetarin.
Ministria e Brendshme duhet te marre masat per te bere transparence per ngjarjen dhe te kujdeset per shendetin e te demtuarit. Çfaredo lloj dhune dhe kercenimi ti bejnë ky nuk do te jete nje Xhisiela 2!