Ishte arrestuar në vitin 2016 për mashtrim të një 12 vjeçareje në Facebook, por tashmë është marrë vendimi për pedofilin 70 vjeçar. Siç shkruajnë mediat italiane ai është dënuar me 7 vite burg.
Historia e mashtrimit të 70 vjeçarit nis që në vitin 2010 , i cili detyroi të miturën t’i dërgonte një material erotik, më pas e kërcënoi se do ta shpërndante në rrjetet sociale.
Pedofili gjendej në Shqipëri dhe u desh një histori e gjatë bashkëpunimi me shtetin shqiptar për ekstradimit të të moshuarit për të vuajtur dënimin në Itali.
Burri në rrjetet sociale shtirej si adoleshent, dhe ishte vetëm për të mashtruar të miturën. Policia arriti të gjente vendodhjen e burrit përmes bashkëpunimit me Interpolin.
Magjsitratura arriti të bënte të mundur ekstradimin e pedofilit drejt Italisë dhe të sekuestrojë kompjuterin e përdorur nga pedofili. Hetimi nisi në vitin 2013 pasi viktima rrëfeu atë që i ndodhi.
(J.D/Faxweb.al)