Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme Ditmir Bushati ka komentuar dek,aratën e presidentit Ilir Meta për maarrëveshjen me Greqinë për detin, i cili u shpreh se nuk do të miratohet pa u ngritur Gjykata Kushtetuese.
Bushati thotë se Meta e kishte dhënë autorizimin dhe është i habitur që ka ndryshuar qëndrim por ai nuk gjykon qëndrimin e tij. Bushati thotë se me Greqinë jemi në dialog për të arritur marrëveshjen dhe negociatat nuk kanë përfunduar ende dhe se jemi “në një ekip me presidentin”.
Këto deklarata Bushati i ka bërë në takimin me homologen austriake Kneissl, ku u diskutua për një sërë çështjesh me interes për Shqipërinë, por edhe për Kosovën dhe Maqedoninë.
“Negociatat nuk kanë përfunduar. Nuk mund të bëjmë dasmë nëse rast se nuk kemi çiftin. Derisa negociatat nuk kanë përfunduar, ne jemi pjesë e një ekipi, siç është dhe presidenti. Pikëpamjet e ndryshme kam fuqinë institucionale për të drejtuar në rrugë institucionale. Më habit që presidenti ka ndryshuar qëndrim, por kush jam unë që ta gjykoj të parin e shtetit”, tha Bushati.
(B.H/Faxweb)