Kreu i Grupit Parlamentar të PS-ës, Taulant Balla është thirrur në Prokurorinë e Tiranës, për të dëshmuar për çështjen “Xhisiela”. Mësohet se Balla po merret në pyetje pas denoncimit të oficerit Emiljano Nuhu, i cili tha se kreu i Grupit Parlamentar të PS-së e kishte kërcënuar.
Në dëshminë e tij, Nuhu tha se Rrahman Rraja deputet i PS-së i shoqëruar nga kryebashkiaku i Krujës, Artur Bushi, nga deputeti Taulant Balla dhe vëllai i tij, Xhelal Rraja e kanë kërcënuar me armë në kokë.
“Për rreth 30 minuta ka ardhur aty prezent babai i tij te zyra ime Rrahmani i cili është deputet i Partisë Socialiste i shoqëruar nga kryetari bashkisë Artur Bushi, i shoqëruar nga deputeti Taulant Balla që është kryetar i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, i shoqëruar nga vëllai i tij Xhelal Rrahja.
Në prani të vëllait të tij, deputetit Taulant Balla, dhe kryetarit të bashkisë, dhe këta me ironi I kanë thënë hiqe pistoletën nga koka e oficerit se është djali i mirë oficeri nuk i bën ato gabime”, rrëfeu ai për gazetarin Basir Çollaku.
(J.D/Faxweb.al)