Gjykata e Apelit në Maqedoni ka konfirmuar të premten dënimin dyvjeçar të ish-kryeministrit Nikolla Gruevski.
Gjykata konfirmoi dënimin e lëshuar më parë nga Gjykata Penale e Shkupit për rastin e koduar “Tank”, në të cilin ai u gjet fajtor për blerjen e fshehtë të një makine tip Mercedes prej 580,000 euro.
Në të njëjtin rast, Gjykata e Apelit zvogëloi dënimin e një të pandehuri tjetër, ish ndihmës ministri i brendshëm Gjoko Popovski, nga gjashtë vjet e gjysmë deri në katër vjet e gjysmë burgim.
Aktgjykimi i Gjykatës së Apelit do të thotë se dënimi i Gruevskit tani është përfundimtar.
Megjithatë, Gruevski ka një mundësi tjetër, e cila është që të apelohet në Gjykatën e Lartë dhe të kërkojë shtyrjen e dënimit. (B.H/Faxweb)