Është një këngëtar mjaft i njohur për publikun shqiptar. Liridon Berisha njihet për bashkëpunimine tij në këngë mjaft të suksesshme si “Merri krejt”, “Hallal e ke”, “Dale” etj. Por si duket këngëtari ka edhe një lajm tjetër për fansat e tij. Përmes një postimi në insta story ai ka zbuluar edhe një të dhënë interesante për veten.
Pavarësisht se ai përsa i përket jetës private, ka qënë gjithnjë i rezervuar, aq sa vetëm sot ka zbuluar se ai është i fejuar, një fakt që askush nuk e dinte. Në foton e publikuar në Instastory, Liridoni shfaqet duke pritur në lokal dhe shkruan: ‘Unë dhe e fejuara ime në një takim’.
(J.D/Faxweb.al)