Antonie Griezmann nuk ishte mes tre kandidatëve për të fituar çmimin e lojtarit më të mirë të vitit në ceremoninë e pak ditëve më parë të zhvilluar nga FIFA në Londër. Ky çmim u fitua nga mesfushori i Real Madrid dhe njëkohësisht i kombëtares kroate, Luka Modric.
Ndërkohë, nga pikëpamja statistikore, paraqitjet e kampionit të botës garantojnë se ai duhet të konsiderohet për të fituar çmime të tilla në botën e futbollit, ku Griezmann është lojtari më i mirë nga ata futbollistë që kanë lindur në vitin 1991, pasi në këtë vit kanë lindur emra të mëdhenj. Në këtë vit kanë lindur Hazard, De Bruyne, Firmino, Van Dijk, Oscar, Kante, Rodrigo, Mahrez, James Rodriguez, Koulibaly, Insigne, Bartra, Thiago Alcantara, Bakambu, Lacazette, Kramaric, të gjithë lojtarë të lindur në dekadën e fundit të shekullit 20-të. Nga ana tjetër, një studim i “ProFootballDB” ka vënë në dukje rëndësinë e yllit të Atletico Madrid, fitues i Kupës së Botës me Francën dhe finalisti i vendit të tretë për të fituar “Topin e Artë” në Rusi, duke mos harruar faktin se ai fitoi “Topin e Bronzit” në Kupën e Botës.
Pra të gjitha këto trofe me kombëtaren e bëjnë atë lojtarin më të mirë të kësaj gjenerate. Megjithatë, performanca e Griezman shkon përtej numrave dhe statistikave, pasi mënyra së si krijon mundësi të shumëfishta për të shënuar, lexon lojën, ndihmon shokët e skuadrës në rezultate, e bëjnë atë lojtarin e klasit botëror me plot kuptimin e fjalës.
ELO është një shkallë që përcakton nivelin e një futbollisti. Ajo bazohet në performancën e tyre dhe variabli varet nga kontributi në ekipin e tyre përkatës. Sot, asnjë prej lojtarëve të gjeneratës ‘91 nuk arrin deri në 90 ELO … përveç Griezmann. Hazard dhe De Bruyne kanë një 89 ELO. Firmino dhe Insigne, 88. Vlera maksimale, sigurisht është 100. Sulmuesi francez gjithashtu kryeson listën në vlerën e tij të tregut. Sipas “ProFootballD”, Griezmann ka një vlerë tregu prej 113 milion euro. De Bruyne arrin 86.3milionë dhe Hazard i tejkalon 80 milionë euro./SPORTPLUS.AL
Discussion about this post