02:44 | 17/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Babalja”/ Gjykata cakton masën e sigurisë ‘arrest me burg’ për Albert Veliun dhe Fredi Alizotin. Detyrim paraqitje për Jetmir Olldashin

16:32 | 06/10/2018
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Babalja”/ Gjykata cakton masën e sigurisë ‘arrest me burg’ për Albert Veliun dhe Fredi Alizotin. Detyrim paraqitje për Jetmir Olldashin

Gjykata e Shkallës së Parë për Krime të Rënda ka vendosur caktimin e masës së sigurimit “arrest në burg” për shtetasin Albert Veliu, si i dyshuar për kryerjen e veprat penale të “Kallëzimit të rremë” dhe “Kalimit të paligjshëm të kufirit”.

gjithashtu ‘arrest me burg’ gjykata ka vendosur edhe  për shtetasin Fredi Alizoti, si i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Kallëzimit të rremë, në bashkëpunim”. Ndërkohë masa ‘detyrim paraqitje’ është dhënë për gazetarin Jetmir Olldashi.

Veliu është personi që denoncoi publikisht në një intervistë për gazetarin Jetmir Olldashi dhe e publikuar nga Partia Demokratike se vëllai i Fatmir Xhafajt ishte i përfshirë në trafik droge.

Njoftimi:

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda, në datë 17.05.2018 ka regjistruar procedimin penal Nr. 95/v.2018 për vepren penale të “Trafikimit të narkotikëve” parashikuar nga neni  283/a i Kodit Penal.

Nga veprimet hetimore të kryera lidhur me vërtetësinë e audio-regjistrimit të bisedës së zhvilluar midis “Bashkëpunëtorit X” dhe “Agronit”  ekziston dyshimi që jemi para veprës penale të “Kallëzimit të rremë, në bashkëpunim” parashikuar nga neni 305/25 i Kodit Penal, e kryer në formën e  krijimit të provave të rreme me qëllim që të bëhen ndjekje penale.

Gjykata e Shkallës së Parë për Krime të Rënda me vendimin Nr. 142 datë 06.10.2018 ka vendosur:

Caktimin e masës së sigurimit “arrest në burg” për shtetasin Albert Veliu, si i dyshuar për kryerjen e veprat penale të “Kallëzimit të rremë” dhe “Kalimit të paligjshëm të kufirit” parashikuar nga nenet 305/25 dhe 297 të K. Penal.

Caktimin e masës së sigurimit “arrest në burg” për shtetasin Fredi Alizoti, si i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Kallëzimit të rremë, në bashkëpunim” parashikuar nga nenet 305/25 i Kodit Penal.

Caktimin e masës së sigurimit “detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” për shtetasin Jetmir Olldashi, si i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Kallëzimit të rremë, në bashkëpunim” parashikuar nga nenet 305/25 i Kodit Penal. Në datë 06.10.2018 janë ekzekutuar vendimet e Gjykatës.

(B.H/Faxweb)

 

 

 

Pas

“Një inkriminim i tmerrshëm”, Vasili: Ja pse Rexhepi është më i sinqertë se Rama!

Para

Po ktheheshin nga Brazili, si u arrestua çifti shqiptar me 2 milionë euro kokainë të pastër (Video)

Para
Po ktheheshin nga Brazili, si u arrestua çifti shqiptar me 2 milionë euro kokainë të pastër (Video)

Po ktheheshin nga Brazili, si u arrestua çifti shqiptar me 2 milionë euro kokainë të pastër (Video)

Discussion about this post

 



Të Fundit

SHBA/ Senatori demokrat Tim Kaine prezanton rezolutën që kërkon tërheqjen e forcave ushtarake amerikane nga konflikti Izrael-Iran

Izraeli nis sulmet të reja në perëndim të Iranit, goditet infrastruktura e raketave tokë-tokë

Serbia dhe Bosnja votuan kundër deklaratës së Samitit të Evropës Juglindore në Tiranë, Begaj: Janë në të drejtën e tyre…

BE-ja pranë një marrëveshjeje historike tregtare me SHBA-në, Trump paralajmëron deportime masive në qytetet kryesore amerikane

Forcat e Mbrojtjes së Izraelit: Po sulmojmë hedhëset e raketave balistike në perëndim të Iranit

Ambasada gjermane për dëbimin e anëtarëve të MPB-së serbe: Duhet të ofrohen mjete ligjore

Aksident i rëndë në Delvinë! Makina bie nga ura, shoferi niset me urgjencë drejt Traumës

Më shumë se 20 palestinezë u vranë nga Izraeli pranë vendeve të ndihmës në Gaza

Konflikti i armatosur mes Izraelit dhe Iranit, krahasimi i sistemeve të tyre politike

Ministri i Jashtëm izraelit: Nuk themi se Khamenei është objektiv, por as nuk e mohojmë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.