Deputeti i LSI-së, Endrit Braimllari i ftuar në studion e “Fax News” ka komentuar ngjarjen e rëndë në ish-bllok ku një person mbeti i vrarë dhe dy të tjerë të plagosur. Për deputetin kjo ngjarje etrajtuar si banale është tragjike ndja edhe qytetarët ndihen më të pasigurtë se kurrë. Për të Rama ka shkatërruar totalisht sistemin e Drejtësisë, duke nxjerrë vendin jashtë kontrollit.
Braimllari thekson se Rama është bashkëpunëtor i grupeve kriminale, të cilat i përdor për të fituar zgjedhjet.
“Të trajtosh një ngjarje ku ka viktima në një zonë mjaft të populluar të Tiranës, si një ngjarje banale është tragjike. Sot qytetarët ndihen më të pasigurtë se kurrë. Edi Rama ka shkatërruar sistemin e drejtësisë. Ngjarja në fjalë është shumë e rëndë. Ajo çka është tragjike për ne është se jemi aq të pasigurtë. Lidhja e kryeministrit me krimin e organizuar, është e papranueshme. Edi Rama ka legjitimuar nxjerrin e vendit jashtë kontrollit”, thekson deputeti.
Në lidhje me mbledhjet e strukturave të LSI-së, Braimlari shprehet se LSI është pranë qytetarëve të cilët ndihen keq për faktin që fëmijët e tyre po braktisin vendin dhe se situtata e vendit është në gjendje kaq të mjerueshme. Deputeti paralajmëron qeverinë për protesta dhe surpriza të pakëndshme nga vetë qyetetarët.
“Sot kemi qenë në Berat nesër në Kuçovë, për të folur jo vetëm mbi situatën. Varfëria është ekstreme, nuk ka një qytetar që vjen në takim që mos të thotë se më iku djali apo goca jashtë. Para se të vija këtu takova një zonjë se më tha që më ka ikur djali dhe tjetri po bëhte gati për të ikur. Nuk është risi për Lëvizjen Socialiste për Integrim. Ajo çka dua të them është se ne po komunikojmë me qytetarët, po marrim mendimin e tyre, mbi një nivel makro. Dhe të jeni të bindur që në muajt në vazhdim situatën në dorë do ta marrin vetë qytetarët e këtij vendi.
Qytetarët nuk do të durojnë më, sigurisht që do të ketë protesta, do të ketë surpriza për këtë qeveri. Lëvizja do të jetë e jashtëzakonshme, nuk kam parë qytetarë me kaq mllef, me një situatë kaq të keqë ekonomike në 14 vite që jam në politikë.
Vjeshta nuk kam mbaruar, opozita po shqyrton të gjitha mundësitë e mundshme dhe të gjitha ato që po mendon opozita do të realizohet. mInistriat e këtij kryeministri nuk bashkëbisedojnë me qytetarët.Bashkëqeverisja është shoë, ata bashkëqeverisin me krimin. Kjo shoqëri ka një mllef të jashtëzakonshme me qeverinë. Lëvizja Socialiste për Integrim është e hapur për çdo qytetar.
Është e turpshme të shohësh një Parti Socialiste të katandisur në këtë gjendje. I trajtojnë vendet e punës sikur ta kenë çështje private”, thotë ai.
Në lidhje me Kodin Zgjedhor Braimllari thekson se LSI nuk ka asnjë merak, ndërkaq nuk kursen akuzat ndaj kryeministrit Rama si shkatërrues të procesit. Deputeti shkon më tëj teksa thekson se brenda PS-së ka nisur gjuetia e shtrigave, duke iu referuar edhe arrestimit të xhaxhait të deputetit socialist Gjetan Gjetani.
“Lëvizja Socialiste për Integrim nuk ka asnjë frikë për Kodin Zgjedhor. Nuk ka merak për LSI për sa i përket Kodit Zgjedhor. Edi Rama e përdori këtë skemë, përdori krimin dhe e deformoi këtë proces. Ky njeri është ai që ka shkruar këtë proces, ky njeri është tekanjoz. Ka filluar gjueti shtrigash, po arrestohen përfaques të Partisë Socialiste. Edi Rama sot është një person që nuk kontrollon qeverisjen e vendit dhe Partinë Socialiste”, thekson deputeti.
(J.D/faxweb.al)