Rikonstruksioni i rrugës së Torovicës në Lezhë është kthyer në një objekt “sherri” mes Bashkisë dhe qeverisë. Bashkia nga ana e saj shprehet se është projekti dhe arritja e saj, e nga ana tjetër qeveria e pretendon të sajën, dhe shprehet se “medalja” e meritës i takon kryeministrit Edi Rama.
Deputeti i PS-së, Pjerin Ndreu në këtë zonë, nuk e ka lënë me kaq. Përmes një tjetër reagimi në Facebook, kërkon nga bashkia të mos manipulojë opinionin publik, por të përgënjeshtrojë lajmin që qarkullon. Deputeti ndër të tjera thekson se mburrja është vetëm një farsë kolektive.
“SFIDOJ BASHKINË: GËNJESHTRA I KA KËMBËT E SHKURTERA
Pas një bisede relativisht të gjatë, konstruktive me eksponent të lartë, drejtues të Fondit të Zhvillimit, konfirmova se; Nuk ekziston një projekt i rrugës së Torovicës i dërguar nga Bashkia Lezhë. Projekti po behet nga vete Fondi ne nje studio arkitektesh !
Nuk e kuptoj ku e marrin guximin që tentojnë të mburren duke gënjyer nën driten e diellin apo të ecin me idenë se sa më e madhe të jetë gënjeshtra aq më shumë do t’a besojnë njerëzit e zakonshëm ….në këtë rast qytetarët e Lezhes!!!!”, shkruan deputeti Ndreu.
Postimi i plotë
SFIDOJ BASHKINË: GËNJESHTRA I KA KËMBËT E SHKURTERA
Pas një bisede relativisht të gjatë, konstruktive me eksponent të lartë, drejtues të Fondit të Zhvillimit, konfirmova se; Nuk ekziston një projekt i rrugës së Torovicës i dërguar nga Bashkia Lezhë. Projekti po behet nga vete Fondi ne nje studio arkitektesh !
Nuk e kuptoj ku e marrin guximin që tentojnë të mburren duke gënjyer nën driten e diellin apo të ecin me idenë se sa më e madhe të jetë gënjeshtra aq më shumë do t’a besojnë njerëzit e zakonshëm ….në këtë rast qytetarët e Lezhes!!!!
ÇDO MBURRJE NUK ËSHTË GJË TJETËR PËRVEÇSE NJË FARSË KOLEKTIVE
Me këtë verifikim të thjeshtë që bëra, dua t’i bëj thirrje çdo përsoni që bën deklarata të rreme që të ketë kujdes kur tenton të manipuloje opinionin publik të Lezhës. Kjo është pargjegjshmëri dhe lezhjanët e kuptojnë mësëmiri.
SFIDA
Nëse drejtuesit e Bashkisë të Lezhës pretendonjë të kundërten i sfidoj të bëjnë publike të dhënat e aplikimit të projektit, përfshi numrin e protokollit, datën dhe dukumenta të tjera shtesë që vertetojnë se ata e kanë dërguar projektin e rrugës së Torovicës. Këtë jo për mua jo!!! Unë e di, por për qytetarët e Lezhës, të cilët i “ duan “ aq shumë.
IRONIA MË E MADHE
Në diskutimet e ditës së sotme, po me drejtuesit të Fondit të Zhvillimit mora vesh genjeshtrën tjetër. Bashkia e Lezhës nuk kishte projekt as për rrugën e Shëngjinit!
Ka qenë Fondi i Zhvillimit ai që i ka kërkuar Bashkisë projektin që aktualisht kanë. Në biseda informale më thanë se na kanë sjellë një projekt me shpejtësinë e erës (shkel e shko).
NËSE BASHKIA NUK PËRGJIGJET…
Shumë shpejt me fillimet e punimeve të rrugës së Torovicës do ju bëj me dije, me fakte, të gjithë kalvarin e lobimit. Kush ka lobuar, kush e ka kërkuar financimin, sigurisht edhe kush e bëri në të vërtetë projektin.
P.S. Ka një moment që nuk i mohohet Kryetarit të Bashkisë. Kërkesa e tij në darkën e famshme me Kryeministrin Edi Rama në Shëngjin ku isha dhe une, për këtë rrugë që flasim. Madje të nesërmen orkestroi kërkesën financimin publikisht.
Pas këtij momenti nuk ka patur më as edhe një tentativë për këtë rrugë, jo më projekt e çfarë do lloj përrallash që nxjerrin nga goja.
Sinqerisht, më vjen shumë keq për të gjithë sforcon bashkiake për të marrë medalje pa qënë fare, jo në fushë, por as në stadium. Ju lutem mos u stërmundoni më se po ju del gjumi e ju prishet terezia!
(J.D/Faxweb.al)