Gjykata e Krimeve të Rënda pritet të japë sot në orën 12:00 masën e sigurisë për dy të plagosurit e ngjarjes së rëndë në ish Bllok, ku mbeti i vrarë Fabian Gaxha dhe të plagosur Ervis Martinaj dhe shoku i tij Eljon Hate.
Gjatë ditës së djeshme Prokuroria mori në pyetje në spital biznesmenin e basteve Ervis Martinajn për të hedhur më shumë dritë mbi ngjarjen. Burime nga Prokuroria bëjnë me dije se akuza do kërkojë arrest në burg për Martinajn si dhe për mikun e tij që ndodhet në spital në gjendje kritike Eljon Haten.
Dyshohet se ‘mollë sherri’ për konfliktin mes 7 personave ka qenë ngacmimi i këngëtares Elvana Gjata, e cila ndodhej në lokal bashkë me të dashurin e saj, i cili është në kërkim. Megjithatë policia dhe prokuroria janë duke hetuar edhe për një konflikt të mëparshëm mes palëve.
I arrestuar për këtë ngjarje: Galdo Hoti
Të plagosur dhe në masë arresti: Ervis Martinaj dhe Eljon Hate
Në kërkim: Ervin Mata (I dashuri i Elvana Gjatës), Fabio Allushi dhe Mevjol Bilo (Komando dhe truprojë i Elvana Gjatës, autor i dyshuar i vrasjes së Fabian Gaxhës)