Ndryshimi i skemës së ndihmës ekonomike në fillim të këtij viti ka lënë jashtë disa familje në gjithë Shqipërinë.
Fax News ishte i pranishëm ditën e sotme në familjen e Fatmirit, në zonën e Yzberishtit në Tiranë të cilit i është hequr ndihma ekonomike prej më shumë se tre muajsh.
Kryefamiljari shprehet për Fax News se janë 8 antarë në familje dhe jetojnë me një pagë minimale. Sipas tij fëmijët nuk kanë për të ngrënë dhe shumë herë shkojnë në shkollë ushqim.
“Familja ime përbëhet prej 8 anëtarësh dhe vetëm unë jam i vetpunësuar me një rrogë minimale.Prej dy muajsh më është hequr ndihma ekonomike. Jetojmë më rrogën që po marr, dhe marr borxh. Ndonjëherë fëmijët nuk kanë ushqim që të hanë.
Kam përfituar për 2 vite ndihmë ekonomike. Të gjithë në njësinë administrative e dinë që ne jemi nevojtarë. Ndonjëherë fëmijët ikin pa ngrënë në shkollë. Më shumë marr borxhe.
Administratori është shumë i qartë sesi jetoj unë në familjen time. Unë dua që kjo të rregullohet dhe fëmijët e mi do të kenë për të ngrënë dicka më shumë.”
Ndërkohë Fabiola, bashkëshortja e Fatmirit shprehet se pasi ju hoq ndihma ekonomike i thanë që të aplikonte sërish, por sipas saj pasi aplikoi mori një përgjigje negative.
“Aplikova sërish në shtator dhe më thanë nuk e fiton.Merrja mbi 66 mijë lekë në muaj. Më thanë se do ta merrja, pastaj më thanë se nuk e fiton. Ja dal dhe lyp. Burri del dhe mbledh kanaçe. Shtëpinë e kemi me qera. Dal dhe lyp gjithë ditën që të paguaj qeranë.Kërkoj që të më lidhet asistenca sepse dua të ushqej fëmijët.”
(M.Q/Faxweb)