06:29 | 24/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Bota

Skandal spiunazhi, Kina përgjoi kompanitë e SHBA me çipe në servera

08:42 | 08/10/2018
në Bota, Flash, Te Fundit, Te Gjitha, Teknologji & Kuriozitete
0
Skandal spiunazhi, Kina përgjoi kompanitë e SHBA me çipe në servera

Një njësi ushtarake kineze ka futur mikroçipë të vegjël në serverat kompjuterikë të përdorur nga kompanitë europiane dhe amerikane, duke përfshirë Apple dhe Amazon që i japin Kinës akses të pashembullt në kompjuterë dhe të dhëna, sipas një raporti të ri të Bloomberg.

“Çipe të vogla si maja e një lapsi të mprehur dhe të dizajnuara për të mos u zbuluar pa pajisje të specializuara, u futën në tabelat e serverëve në linjën e prodhimit në Kinë”, thuhet në raportin e Bloomberg Businessweek.

Çipet thuhet se u zhvilluan nga një njësi e specializuar për sulmin e pajisjeve kompjuterike në Ushtrinë Çlirimtare të Popullit dhe hakerëve iu dha qasje e lirë në çdo gjë, duke i lejuar ata të manipulonin potencialisht serverin për të vjedhur të dhëna, kontaktonin serverat e tjerë dhe ndryshonin operacionet.

Hardware-i i komprometuar, dyshohet se është shitur nga Super Micro Computer, me bazë në San Jose, Kaliforni dhe gjeti rrugën për në qendrat e të dhënave dhe operacionet e 30 kompanive, duke përfshirë Apple dhe Amazon, por edhe bankat e kontraktorët e qeverisë, sipas raportit.

Sulmi thuhet se u zbulua në vitin 2015 nga shërbimet e inteligjencës amerikane, si dhe nga Apple dhe Amazon, ndërkohë që kompanitë blenë serverët e bërë nga Super Micro Computer. Raporti pretendon se Amazon u bë i vetëdijshëm për sulmin gjatë lëvizjes nga dega e tij Amazon Web Services (AWS) për të blerë teknologjinë e shkrirjes video-compression Elemental Technologies në vitin 2015.

Ndërkohë, Apple thuhet se bleu rreth 7,000 serverë Super Micro deri në momentin që ekipet e saj të sigurisë zbuluan çipet.

Raporti përmend 17 burime të panjohura të inteligjencës dhe kompanive, që thonë se spiunët kinezë kanë vendosur çipe kompjuterike brenda pajisjeve të përdorura nga rreth 30 kompani, si dhe agjenci të shumta qeveritare amerikane, të cilat do t’i jepnin akses të fshehtë Pekinit në rrjetet e brendshme të SHBA.

Amazon, Apple dhe Super Micro kanë mohuar të gjithë raportin e Bloomberg.  Amazon tha: “Është e pavërtetë kjo çështje me çipe dashakeqëse, ose modifikime hardware-sh”.

Apple tha: “Për këtë mund të jemi shumë të qartë. Nuk kemi gjetur çipe apo dobësi në ndonjë server”. Edhe Super Micro sqaroi se “s’kemi dijeni për ndonjë hetim të tillë”.

Qeveria kineze gjithashtu e ka mohuar raportin. Një zëdhënës tha: “Kina është një mbrojtëse e vendosur e sigurisë kibernetike. Duam të punojmë së bashku në ndërtimin e një hapësire të lirë, të hapur, bashkëpunuese dhe të rregullt të kibernetikës”.

Ndërkohë së fundmi ka pasur shqetësime në rritje në lidhje me agjencitë e huaja të inteligjencës që infiltrojnë kompanitë amerikane dhe ato të tjera nëpërmjet të ashtuquajturave “sulme të zinxhirit të furnizimit”, veçanërisht nga Kina, ku firmat e shumta të teknologjisë globale i japin jetë prodhimit të tyre.

(E.K/FAXWEB.AL)

Pas

Tritol banesës në Fushë – Krujë, policia shoqëron 9 persona (Detaje)

Para

LAJM I FUNDIT/ Shpërthim me tritol pranë banesës së gjyshit të Xhisiela Malokut, shoqërohen 9 persona

Para
Oficeri Nuhu: Isha në zyrë kur më kërcënuan, vajza erdhi kur…

LAJM I FUNDIT/ Shpërthim me tritol pranë banesës së gjyshit të Xhisiela Malokut, shoqërohen 9 persona

Discussion about this post

 



Të Fundit

Takimi Rusi-Ukrainë në Turqi zgjati më pak se 1 orë! Palët ranë dakord për shkëmbim të ri të të burgosurve

Sulmuesi lë Juventusin, zyrtarizohet në Bundesligë

Tmerri i rrëzimit të avionit Air India nuk ka fund, të afërmit e viktimave: Po na japin trupat e gabuar

Arabia Saudite gati të ndihmojë në rimëkëmbjen e Sirisë, ministri i Jashtëm saudit njofton 4 miliardë dollarë investime në vend

Zjarr i madh në Turqi, 11 roje pylli humbin jetën duke luftuar me flakët

Macron dhe bashkëshortja e tij padisin për shpifje komentatoren amerikane Candace Owens

Vendet e Gjirit me një vizë të re të tipit Shengen

Komandanti i ushtrisë ukrainase i kërkon SHBA-ve dhe BE-së të sigurojnë më shumë mbrojtje ajrore dhe të lejojnë sulme thellë në Rusi

Vuajtjet e palestinezëve në Gaza, aktivistja Greta Thunberg proteston në Tiranë, thërret në shqip: Liri për Palestinën! Policia s’u lejoi marshimin drejt kryeministrisë

Franca i kërkon Zelenskyt të anulojë projektligjin kontrovers për korrupsionin

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.