Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:30, në fshatin Larushk në Fushë-Krujë, në cepin e oborrit që lidh banesat e shtetasve B.Muça dhe Ramazan Muça është hedhur nga rruga dhe ka shpërthyer një sasi e vogël lënde plasëse. Fax News mëson se banesa është e gjyshit të Xhisiela Malokut nga ana e nënës dhe e xhaxhait të nënës së saj.
Vetë Xhisiela është shprehur në disa dalje të mëhershme për mediat se ajo ka pasur një marrëdhënie shumë të afërt me gjyshin dhe dajet nga ana e së ëmës, pasi ata e kanë mbështetur pas humbjes së të atit. Theksojmë se vetë Xhisiela qëndronte në banesën e gjyshit të saj.
Nga shpërthimi nuk ka të lënduar dhe as dëme materiale, ndërsa tronditja ka qenë e madhe.
Policia ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe ka shoqëruar 9 persona.
Xhisiela është kthyer së fundi në një nga emrat më të përfolur në media për shkak se ka qenë pre e dhunimit nga ana e djalit të deputetit të PS-së në Krujë, Rrahman Rraja. Vetë ajo ka dhënë dëshmi kontradiktore në media dhe në prokurori, pasi dyshohet se ka qenë nën presion të vazhdueshëm.
Grupi hetimor vijon veprimet në bashkëpunim me Prokurorinë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes , identifikimin dhe kapjen e autorëve.
(E.K/FAXWEB.AL)
Discussion about this post