Qëndrimet, shpeshherë polemizuese dhe jo në një linjë me bashkëshortin e saj, e kanë bërë Melania Trump-in një prej njerëzve më të përfolur. Por gjatë një udhëtimi në Egjipt, Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara e thotë hapur se në disa raste nuk pajtohet me politikat e presidentit Trump.
“Nuk jam gjithmonë dakord me ato që ai shkruan në Twitter dhe ia kam thënë atij këtë. Unë jap mendimin tim të lirë dhe këshillën time të ndershme. Ndonjëherë ai dëgjon, ndonjëherë jo, por unë kam zërin tim”.
Daljet publike të Zonjës së Parë bëjnë bujë në mediat botërore, të cilat kanë hedhur dyshime edhe për një krizë brenda çiftit presidencial. I tillë ishte rasti kur bashkëshortja e Trump, vizitoi qendrat e fëmijëve të ndarë nga prindërit emigrantë në Texas. Në atë udhëtim Melania veshur një xhaketë me shkrimin “Mua nuk ma ndjen, po ty?”, i komentuar si një mesazh për bashkëshortin e saj.
(E.K/FAXWEB.AL)