Pas dhunës ndaj dy shtetasve shqiptarë në Serbi ka reaguar edhe presidenti serb Aleksandër Vuçic. Vuçiç është shprehur se dhunuesit do të vihen para drejtësisë. Sipas tij, të gjithë qytetarët që jetojnë në Serbi, pa asnjë dallim, do të trajtohet të barabartë
“Falenderojmë mjekët dhe ekipin e ndihmës së shpejtë. Ne apelojmë tek autoritetet kompetente për t’i ndaluar dhe identifikuar sulmuesit sa më shpejt që të jetë e mundur. Të rinjtë sulmues janë shtetas serbë. Unë jam duke i kërkuar MUP-it që të gjejë sulmuesit. Të gjithë qytetarët tanë duhet të kenë të njëjtën mbrojtje. Ata që mendojnë se mund të sillen ndryshe do të gjejnë një përgjigje shumë të fortë nga shteti”, tha Vuçiç.
Dy të rinj shqiptarë janë goditur me sende të forta nga persona ende të paidentifikuar në Novi Sad gjatë mbrëmjes së kaluar pasi folën shqip.Njëri prej të rinjve i është nënshtruar një operacioni të vështirë, pasi sipas mjekëve, një nga dy shqiptarët e dhunuar ka pësuar çarje në pjesën e kafkës.
(J.D/Faxweb.al)