Maskat janë kthyer sërish në kryeqytet.
Policia raporton se pasditen e sotme, rreth orës 17:57, në rrugën “Muhamed Gjollesh”, një person i maskuar dhe me një armë që dyshhet të ketë qenë lodër, ka hyrë në një argjendari dhe ka tentuar ta grabisë atë.
Ka qenë ndërhyrja e menjëhershme e pronarëve të biznesit duke e spërkatur me një solucion, që ka bërë që ai të largohet me shpejtësi.
Në njoftimin e policisë thuhet:
Tiranë
Informacion Paraprak
Më datë 08.10.2018, rreth orës 17:57, në rrugën “Muhamed Gjollesha” një person i maskuar nën kërcënimin e një arme të dyshuar lodër ka tentuar të vjedhë në një argjendari.
Personi i maskuar nuk ka arritur të realizojë vjedhjen, por është larguar pasi është spërkatur me solucion nga punonjëset e argjendarisë.
Shërbimet e Policisë po punojnë për identifikimin dhe kapjen e tij.