01:37 | 08/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Hillary Klinton kritikon britanikët në mes të Londrës/ Akuza ndaj Trump, Putin e Orban

16:44 | 09/10/2018
në Aktualitet, Bota, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Hillary Klinton kritikon britanikët në mes të Londrës/ Akuza ndaj Trump, Putin e Orban

Hillary Clinton ka kritikuar sot deputetët konservativë që refuzuan të votojnë kundër një censure të BE ndaj liderit autoritar hungarez Viktor Orban.

Zonja Klinton i bëri këto komente në 70 vjetorin e Deklaratës Universale për të Drejtat e Njeriut në Institutin Bonavero të të Drejtave të Njeriut në Universitetin e Oxfordit, ku ndër të tjera tha se, “janë larguar shumë nga rruga e Margaret Thatcher dhe Winston Churchill”.

Kujtojmë se muajin e kaluar, grupi Konservator në Parlamentin Europian votoi kundër masave për të censuruar Hungarinë mbi politikat e saj për të reduktuar pavarësinë e gjyqësorit dhe për të rritur kontrollin mbi mediat, si dhe për shqetësimet rreth korrupsionit.

Grupi, i cili ishte pothuajse i vetëm midis partive të qendrës së djathtë në kundërshtim me mocionin, argumentoi se plani nuk ishte produktiv dhe do të forconte Orbán në vend, por kjo bëri që të kishte kritika, përfshirë edhe nga Bordi i Deputetëve të Çifutëve Britanikë dhe Këshilli Musliman i Britanisë.

Mocioni i censurës u miratua në Parlamentin Evropian me 448 vota në 197.

Në fjalimin e saj zonja Klinton tha: “Eshtë e pakënaqshme të shohësh konservativët në Bruksel që votojnë për mbrojtjen e Viktor Orban nga censura, duke përfshirë edhe Tories britanikë. “Duket se është një kohë e gjatë që nga ditët e Margaret Thatcher dhe Winston Churchill”.

Muajin e kaluar, tre deputetë konservativë votuan kundër vendosjes së sanksioneve për qeverinë e Viktor Urban pas raportimeve të dala për dhunimin e lirisë së medias dhe anti-Semitizmin. “Le të mos mashtrohemi nga maskarada se vende si Turqia apo Hungaria janë demokraci reale, janë vetëm joliberale. Demokraci joliberale është një kontradiksion në terma”.

Zgjedhjet në Hungari nuk konsiderohen mjaftueshëm si një demokraci, tha zonja Klinton ndërkohë që bëri thirrje për BE të rezistojë ndaj dhunimit të të drejtave të njeriut. “Demokracia kërkon lirinë e shprehjes dhe të medias, shtetin ligjor dhe drejtësinë e pavarur. Pa këto, demokracia joliberale nuk është aspak demokraci, është një formë autoritarizmi me një emer tjetër”.

“Shpresoj që BE të rezistojë nga këto tërheqje që po shohim në lindje”. Ish zonja e parë diskutoi gjithashtu për gjendjen e të drejtave të njeriut dhe demokracisë në Amerikë, duke kritikuar atë që e konsideroi si “diskretitim të së vërtetës” nga ana e Trump. Zonja Klinton, që humbi zgjedhjet presidenciale me Trump në 2016, I tha audiencës: “Edhe në ato që I kemi konsideruar si demokraci të guximshme, liria është nën kërcënim, dhe kur kërcënohet liria, të drejtat e njeriut janë të pambrojtura”. “Kriza shtrihet në vendin tim, demokracinë më të vjetër në botë”.

“Që nga dita e parë, administrate Trump ka treguar armiqësi ndaj të drejtave civile. Presidenti po degradon sundimin e ligjimit, duke delegjitimuar zgjedhjet tona, përhapjen e korrupsionit, minimin e unitetit kombëtar dhe diskretitim të së vërtetës, fakteve dhe të vetë arsyes”. Duke folur për rregullat e reja të administratës Trump për udhëtimet, ndalimin e transgjinorëve që duhet të shërbejnë në ushtri dhe ndarjen e familjeve në kufi, zonja Klinton tha: “Shtetet e Bashkuara po përballen me një reagim toksik për vitet e ndryshimeve sociale dhe ekonomike”.

Më pas vazhdoi: “Ndarjet tona na bëjnë edhe target për manipulime të jashtme që kërkojnë të mbjellin kaos dhe na vendosin përballë njëri tjetrit”. “Kërcënimet e reja janë mbi ne, vecanërisht në kryqëzimin e teknologjisë me autokracinë. E gjithë bota e di tashmë që Putin është duke zhvilluar luftën kibernetike duke manipuluar mediat sociale për të ndikuar në zgjedhje, referendime dhe të polarizojë dhe dëmtojë demokracitë në perëndim. Nuk janë vetëm SHBA, në Gjermani, Francë, Spanjë, Itali dhe vendet balltike dhe me gjerë, hakerat e mbështetur nga Kremlini, si dhe propagandistët, kanë kërkuar të ndezin ndarjet dhe të avancojnë axhendat e krahut ekstremisht të djathtë”.

Marrë nga: The Guardian

Pas

U nda nga jeta pas ndërhyrjes në gju, vëllezërit i bëjnë dedikimin prekës 16-vjeçares nga “Gjeniu i Vogël”

Para

Kërcënoi një femër për publikimin e fotove kompromentuese në rrjetet sociale, arrestohet 21-vjeçari

Para
Kërcënoi një femër për publikimin e fotove kompromentuese në rrjetet sociale, arrestohet 21-vjeçari

Kërcënoi një femër për publikimin e fotove kompromentuese në rrjetet sociale, arrestohet 21-vjeçari

Discussion about this post

 



Të Fundit

Kreu i SPAK, Altin Dumani ndjek sfidën Shqipëri-Serbi live në “Arena Kombëtare”

Rey Manaj gabon penalltinë në fundin e pjesës së parë, Shqipëri 0-0 Serbi në Tiranë!

Bie nga kati i 6 i pallatit humbet jetën 14-vjeçari në Yzberisht

TENSION I LARTË/ “Mos hidhni objekte në fushë” – thirrja që ndërpreu për pak sekonda sfidën Shqipëri-Serbi

FORMACIONET ZYRTARE/ Sylvinho befason me futbollistët, Hysaj e Shehu nga minuta e parë! Sulmi Manaj – Broja

Qëllohet me shishe uji autobusi i skuadrës serbe në Tiranë, tifozët kuqezi i sulen nga pas

“Më shumë se një ndeshje futbolli”, Shqipëri-Serbi në “sytë” e The Guardian

Drejt Shqipëri-Serbi/ Kontrolle të imtësishme në “Arena Kombëtare”, nis hyrja e tifozëve në stadium

SHBA planifikon dhënien e 500 milionë dollarëve për fondacionin humanitar në Gaza

JD Vance për Musk: Është gabim të flasësh kundër Trump, por ai është një djalë emocional

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.